Ushqim i llojllojshëm dhe me masë 

Ushqim i llojllojshëm dhe me masë Të sëmurët nga mëlçia duhet t’i kushtojnë kujdes të madh mënyrës së të ushqyerit. Nuk ka nevojë për viktimizime të mëdha, por mjafton që të ushqyerit të jetë i llojllojshëm, me masë dhe me kalori që i përgjigjen nevojave të trupit dhe punës që kryejmë. Problemet me tretjen do t’i evitojmë nëse e pakësojmë marrjen e yndyrave, posaçërisht ato të sallameve dhe djathërave. Këto lloje të ushqimeve duhet konsumuar vetëm kohë pas kohe. Edhe prodhimet nga qumështi janë burim i rëndësishëm i yndyrave: djathërat, sidomos djathi i vjetër nuk duhet të jetë pjesë e shujtës. Qumështin me pak yndyrë duhet zëvendësuar me atë të payndyrë. Edhe mëlmesat janë burim i yndyrave: gjalpi, margarina dhe vaji duhet konsumuar me masë, ndërsa ushqimin e fërguar vetëm në raste të rralla. Vezët lejohen por jo më tepër se dy në javë.

Kolesteroli

Kolesterina, yndyra që shpesh fajësohet nga ushqimi, është armiku kryesor i arterieve. Të mbahet kolesterina nën kontroll, do të thotë të pengohen yndyrat e tepërta të depërtojnë në gjak, e për të mirën e shëndetit të zemrës, trurit dhe enëve të gjakut. Një pjesë e kolesterinës vjen nga brenda, ndërsa një pjesë nëpërmjet ushqimit. Me ushqim përkatës mund të ndikohet në të dy proceset dhe të zvogëlohet sasia e yndyrave.

Fajtori kryesor mishi 

Mishi përmban sasi të mëdha të kolesterinës. Mirëpo nuk duhet evituar plotësisht. Mjafton që ta kufizojmë në dy-tri herë në javë dhe të zgjidhen pjesët e payndyrta, të zvogëlohen porcionet dhe të shfrytëzohet mënyra e përgatitjes.

Përpara me peshq… 

Peshku përmban shumë më pak yndyra dhe kolesterinë sesa mishi i kafshëve dhe shpezëve, prandaj mund të hahet 3-4 herë në javë.

Vajrat e bimëve 

Disa vajra bimore (prej misrit, grurit, lulediellit, sojës dhe kikirikut) janë bar i vërtetë në të ushqyerit sepse ndalin biosintezën e brendshme të kolesterinës (edhe pemët e freskëta dhe perimet përmbajnë molekule, të cilat ndalin këtë enzimë, ndërmjetës në biosintezën e kolesterinës. Vajrat e bimëve janë shumë të rëndësishëm sepse janë të pasur me thartira gjysmë të yndyrshme.

Ushqimi që rekomandohet: Brumërat, orizi, patatja, peshku dhe drithërat. Ushqimi që duhet kufizuar: Mishi i kuq, vezët, alkooli.

Ushqimi që nuk duhet përdorur: Gjalpi, tëlyeni, dhjami, qumështi i yndyrshëm, ushqimi i fërguar, yndyra e mishit, djathërat e yndyrshëm, sallamet, pijet e forta alkoolike dhe likeret.

Kujdes me ushqimin

Që t’i lehtësoni pengesat trupore, karakteristike për fazën paramenstruale, duhet evituar artikujt ushqimorë që përshpejtojnë grumbullimin dhe mbajtjen e lëngjeve, përgjegjëse për ngarkesën dhe të ënjturit e kraharorit dhe të barkut. Pra, kufizoni kripën dhe ushqimin e njelmët, sallamet dhe konservat sepse përmbajnë shumë natrium.

Kufizoni ushqimin që shkakton ndezjen: 

Zvogëloni sasinë e yndyrave, hani vetëm atë me prejardhje bimore, mos përdorni gjalpin, ndërsa shfrytëzoni vajrat bimore.

Kumbullat e thara kundër depresionit 

Është dëshmuar se te gratë në fazën paramenstruale bie niveli i serotoninit i cili mund të ndikojë në disponim. Nëse ka më pak serotonin atëherë shkaktohen depresionet.
Që të vihet një balans hormonal, me rëndësi janë artikujt e pasur me triptofanon, aminothartirë, e cila është e pranishme në sasi të vogla në qumësht, banane dhe pemë të thara. Edhe vitaminat A dhe B6 luajnë rol të rëndësishëm në rregullimin e funksionit të sistemit nervor, ndërsa mungesa e tyre shkakton pengesa neuro-psikike.

Hipertensioni

Hipertensioni është pengesë e shpeshtë, i cili nganjëherë nuk shfaqet me shenja të qarta, por mund të rrezikojë shëndetin e organeve, siç është zemra, veshkat dhe sytë. Hipertensioni mbahet nën kontroll me barna dhe ushqim të posaçëm. Të ushqyerit është pjesë përbërëse e shërimit, sepse hipertensioni lidhet drejtpërdrejt me ushqimin.
Tensioni paksa i ngritur mund të mbahet nën kontroll me anë të ushqimit (90-105 i poshtmi, 140-150 i epërmi), mirëpo kur këto vlera të jenë dukshëm më të larta, nevojitet ndihma e mjekut. Megjithatë, ushqimi përkatës mundëson që të zvogëlohen dozat e barnave, gjë që është shumë e rëndësishme sepse dihet që barnat kundër hipertensionit, përveç përparësive të dukshme, kanë edhe ndikime përcjellëse të padëshirueshme.

 

Çfarë duhet të hani, ja këshillat e mjekëve

Si mund të quhet një gatim i shijshëm, pa erëzat ushqimore dhe aromatizimin e gjellëve dhe ëmbëlsirave? Ushqimi do të ishte i pashijshëm dhe bajat. Erëzat janë përbërësit më të mirë për të aromatizuar gjellët, ushqimet dhe ëmbëlsirat, për t’i bërë ato më të shijshme, më të ushqyeshme e të shëndetshme.

 

Borziloku
Gjethet dhe lulesat, të freskëta ose të thata, përdoret për aromatizimin e salcave të kuqe që u hidhen sipër makaronave, në gatimin e peshkut në furrë, në gatimin e zogjve (pulave) në sallatat e ndryshme dhe në picat. Makaronat me borzilok, domate të freskëta dhe hudhër janë specialitet i veçantë. Borziloku ka një aromë të lehtë dhe të këndshme.
Dafina
Si erëz në kuzhinë përdoren gjethet e thara: në marinimin e mishrave të egër dhe të butë në gjellët e furrës, në tavat me peshk, me mish, në patatet e furrës, në gatimin e mëlçive, hyn në përbërjen e kimave me mish të grirë e salce të kuqe, në fasule dhe gatesat me lakër të bardhë dhe disa lloje turshish. Aroma është e këndshme, përmirëson shijen dhe shton oreksin.
Hudhra
Si erëz, mund të përdoret në thelpinj, të freskët apo të tharë në formë pluhuri. Përdorimi në kuzhinë, është i shumtë: në mishrat e furrës, të skarës, të peshkut, salca e fërgesa, gjellët me zarzavate, qofte, përgatesat e sallatës me panxhar të kuq, salcën e kosit etj.

 

Rozmarina
Ndryshe, ajo njihet edhe me emrat landrivan, androlivan, sefergjen deti, etj. Si erëz përdoren gjethet e thata, të cilat janë të holla e të gjata 2-3 cm. Përdoret në gatimin e mishit të qengjit, të derrit, të furrës e të skarës, të peshkut, të furrës me zarzavate, patate të furrës, në salcën e makaronave etj.
Majdanozi

Është mjaft i njohur në vendin tonë. I përdoren gjethet e freskëta, por edhe të thara e të grimcuara, si një formë më praktike. Është një nga perimet, qe me erën e saj të këndshme u përmirëson shijen, sallatave, supave dhe gjellëve të ndryshme me lëng, përdoret në përgatitjen e midhjeve dhe karkalecave të detit, zbukurimin e pjatave të ndryshme, në salcat e bardha, të kuqe etj.

 

Piperi i zi i bluar
Përdoret në të gjitha gatimet e pastave, gjellët me salce të kuqe, tavat me peshk në supat, mishrat e kuq të gatuar në furre apo në zgarë etj. Ka një përdorim të gjerë, pothuajse në të gjitha gatimet.

 

Piperi i zi kokërr
Piperi i zi kokërr, është një nga erëzat me pikantë, që përdoret pothuajse në gjithë botën, dhe në varësi të shijes ka përdorim të gjerë në shumë gjellë si: gogozhare, speca të kuq, turshi të ndryshme, perimet (trangujt, patëllxhanët, lakrat etj), në çomlek, peshk, në gjellët qe përdoret vera etj.

 

Piperi jeshil kokërr

Është shumë cilësor dhe përdoret në kuzhinat e restoranteve luksoze dhe për prodhimin e salcave të shijshme e të veçanta. Si erëz i përdoren, gjethet e njoma, të thara ose të thërrmuara. Është shume aromatike. Ka përdorim të gjere në gatimin e gjellëve, sidomos në gatimin e qofteve, në salca të ndryshme, në supat me perime, në fasule pllaqi, në gatimin e mishit të qengjit me qepë të njoma. Është e pazëvendësueshme në përsheshin me gjel apo pulë deti. Hidhet në fund të
gatimit.

 

Share it :