Universiteti i Singaporit publikon të dhënat: Ja kur “shuhet” Covid-19 në Shqipëri

Duke përdorur inteligjencën artificiale, një studim i bërë nga një universitet në Singapor ka llogaritur kohën se kur mund të marrë fund koronavirusi në vendet e prekura në botë. Mes vendeve që janë analizuar nga studimi i kryer nga Universitetit të Teknologjisë dhe Dizajnit të Singaporit është edhe Shqipëria.

Sipas të dhënave të publikuara, vendi ynë mund të ketë zero raste të reja me virusin korona rreth datës 2 gusht.

Ndërsa, në të gjithë botën, sipas të dhënave të llogaritura me anë të inteligjencës artificiale, epidemia e koronavirusit mund të marrë fund plotësisht më 2 dhjetor të këtij viti.

Gjithsesi, bashkë me publikimin e grafikëve, Universiteti thekson se parashikimi bëhet vetëm për arsye studimi, ndërsa paralajmëron se gjendja mund të ndryshojë

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :