Szalai: Veliaj paguante gazetarët për shkrime pro tij, kjo është vetëm maja e ajsbergut

Szalai: Veliaj paguante gazetarët për shkrime pro tij, kjo është vetëm maja e ajsbergut

Pavol Szalai, përfaqësues i organizatës ndërkombëtare ‘Reporterët Pa Kufij’, deklaroi se Shqipëria qëndron në fund të zonës së Bashkimit Europian dhe Ballkanit për sa i përket lirisë së shtypit, duke theksuar se vendi nuk është ende gati për anëtarësim në BE.

Duke folur në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Szalai foli dhe për rastin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që sipas tij është vetëm maja e ajsbergut. Veliaj tha Szalai supozohet se paguante gazetarët për raportim në favor të tij, ndërsa tha se, ky rast nuk është i izoluar.

Kjo është vetëm maja e ajsbergut’, tha ai, duke shtuar se të dhënat e pyetësorit mbi bazën e të cilit hartohet indeksi tregojnë qartë se korrupsioni i gazetarëve përbën problem real në Shqipëri.

Ai bëri kujdes të saktësojë se nuk po fliste për përgjithësi, por se ka media dhe gazetarë që shkelin standardet profesionale ose i kanë shumë të ulëta ato.

‘Po, sigurisht ne jemi përqëndruar tek çështja e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe se si u shpalos. Ai supozohej se paguante gazetarët që të raportonin në favor të tij. Mendoj se kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Ne mund të shohim tek të dhënat tona për Shqipërinë, në bazë të të cilit hartohet indeksi, në bazë të pyetësorit, korrupsioni i gazetarëve përbën problem, ose ka disa media apo ka disa gazetarë sepse nuk po flas për përgjithësi, ka nga ata të cilët i shkelin standardet profesionale. Në disa raste ata nuk i respektojnë ose i kanë shumë të ulëta këto standarde.

Do të ishte mirë për qeverinë dhe për autoritetet të inkurajonin vetë-rregullimin dhe të merrnin masa për të përmirësuar etikën gazetareske. Për shembull, ne propozuan për median, i cili miraton dhe aplikon standardet ndërkombëtare, të ketë disa përfitime ekonomike. Kjo është një mënyrë për të vepruar, ose sikurse e thashë edhe më herët, do të kemi nevojë për më tepër transparencë, jo vetëm për financimin e medias, jo vetëm për marrëdhëniet mes medias dhe qeverisë, apo për pronësinë e medias, por edhe për konfliktin e interesit.

Pra në qoftë se pronarët e mediave kanë konflikt interesi, duhet ta deklarojnë këtë, në mënyrë që të shmangen presionet mbi gazetarët dhe vetë-censurimi dhe i gjithë publiku mund të shohë se cilat janë këto marrëdhënie. Megjithatë duhet të them se Bashkimi Europian është i vetëdijshëm për këtë dhe do të ishte shumë mirë që Shqipëria të merrte masa.

Indeksi e tregon qartësisht se Shqipëria qëndron në fund të zonës së BE-së dhe Ballkanit. Është poshtë të gjitha vendeve të BE-së në këtë këndvështrim. Shqipëria nuk është gati të anëtarësohet në BE.

Nuk po them që nuk duhet të anëtarësohet, Shqipëria e ka vendin e vet në BE, por duhet të plotësojë disa kushte. Unë e di që ka nisur dialogu për lirinë e shtypit mes shoqërisë civile dhe autoriteteve në kontekstin e integrimit në BE. Ne, si Reporterë pa Kufij, dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar i Gazetarëve ka kontribuar në këtë dialog. Para një viti e gjysmë, ne publikuam një propozim të detajuar të situatës, masave që duhet të përmirësohen.

Referuar situatës politike, pavarësisë së transmetuesve, sigurisë së gazetarëve, transparencës së medias, gjithçka që diskutuam, ne e kemi paraqitur me zgjidhje specifike dhe i referohemi këtij legjislacioni të Bashkimit Evropian ose disa standardeve të Këshillit të Evropës.

Ky ishte kontributi ynë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe se çfarë duhet të bëjë për t’i plotësuar këto kushte. Mund të shohim një progres përsa i përket dekriminalizimit të shpifjes, por mbaron këtu. Për çështjet e tjera nuk ka pasur progres dhe kjo reflektohet pastaj tek renditja e Shqipërisë në indeksin tonë. Dhe tani prej shumë vitesh Shqipëria merr shumë pak pikë nga 100 pikët e plota.

Po them se është shumë e vështirë dhe them se ka një brez gazetarësh në Shqipëri të cilët kanë punuar shumë vite në pozicione të vështira pune dhe nuk kemi diskutuar ende kushtet e punës.’, u shpreh Pavol Szalai në SYRI TV.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :