U qëllua me thikë në kraharor, ndërron jetë 17 vjeçari shqiptar në Itali

Ka ndërruar jetë në spital 17-vjecari shqiptar Pandi Lavdari, i cili një ditë më parë u godit me thikë në kraharor nga një 19-vjeccar italian, Simone Maddaluno. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat lokale që kanë publikuar edhe fotografinë e viktimës.

Konflikti i parë i madh mes të dyve lindi mbrëmjen e së dielës në një diskotekë. Një shikim i tepërt ndaj vajzës që pëlqenin të dy, shtyrje dhe grushte, më pas secili shkoi në shtëpinë e vetë.

“Nuk ishte hera e parë që ziheshin, por nuk mendonim se situata do të arrinte deri këtu. Ndoshta Simone ishte i dëshpëruar”, citohen nga mediat lokale miqtë e përbashkët të djemve.

Krimi

Të hënën pasdite, të dy u shkëmbyen në rrugë, para kopshtit të postës. Sipas një rindërtimi të parë të ngjarjes nga karabinierët e Pavias, duket se Simone, ndoshta i provokuar nga i njohuri-rival, e ndoqi deri në fund të rrugës “Dalla Chiesa”, pas zyrave të postës.

Aty, pa e parë askush, goditi me thikë në kraharor 17-vjeçarin, i cili në pak sekonda, u shemb në tokë.

Disa banorë të zonës, të alarmuar nga ulërimat, dolën në rrugë dhe telefonuan ekipin e ndihmës së shpejtë. Kushtet e shqiptarit u shfaqën që në fillim shumë serioze. Ai u transportua në Poliklinikën “San Matteo” në Pavia, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale delikate në tentativë për ti shpëtuar jetën. Por, jeta e Pandi u ndërpre.

Pamje nga vendngjarja

Ndërkohë, 19-vjeçari italian është shoqëruar në rajon për tu dëgjuar nga karabinierët.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :