Hetimet për AKSHI-n, Lubonja: Kreu i bandës është Rama!

Hetimet për AKSHI-n, Lubonja: Kreu i bandës është Rama!

Analisti Fatos Lubonja ka bërë deklarata të forta lidhur me sekuestrimet e fundit të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Lubonja u shpreh se shifrat e sekuestruara nuk e kanë befasuar, duke i cilësuar zhvillimet si pjesë të një realiteti më të gjerë.

“Shifra e sekuestruar nuk më ka shokuar. Këtu banda kriminale është ajo e madhja me në krye kryeministrin, këta janë pjesë e bandës të shpërndarë në institucione”, deklaroi ai.

Analisti bëri edhe një krahasim me raste ndërkombëtare, duke përmendur situata në vende të tjera europiane, ndërsa theksoi se në Shqipëri, sipas tij, problemi është më i thellë dhe lidhet me strukturën e vetë sistemit.

Lubonja kritikoi gjithashtu Ramën, duke iu referuar deklaratave të tij për gjendjen ekonomike të Karçanajt.

Thuhej se Karçanaj ishte pa shtëpi, ndërkohë që nuk dihet sa pasuri ka ajo”, u shpreh ai.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :