Gjykata e Lezhës ka caktuar “burg pa afat” për 24-vjeçarin A. S., i cili u kap në flagrancë me 2 mina me telekomandë të fshehura në trup.
I riu nuk ka dhënë shpjegime në seancë rreth veprimtarisë së tij dhe posedimit të minave.
Gjyqtari e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të 24-vjeçarit dhe masën e sigurisë “arrest me Burg”, për vepren penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
I riu po udhëtonte në drejtim të Lezhës dhe kishte me vete mina me telekomandë kur u kap në flagrancë nga shërbimet policore në afërsi të Milotit.
Gjatë kontrollit fizik, të riut iu gjetën të fshehura në trup 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë. Dyshohet se ai i montonte vetë minat me qëllim shitjen grupeve kriminale.




