U hiqet e drejta universiteteve/ Institucioni që do të kontrollojë regjistrimin e studentëve në Universitet

Institucioni per regjistrimin e studentëve në UniversitetJa funksionet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, sipas ligjit të Minsitrisë së Arsimit

Do të jetë një institucion i vetëm që do të regjistrojë studentët dhe jo vetëm universitete publike. Ky është parashikimi i ligjit të ri, një shqetësim që ëhstë ngritur pak ditë më parë dhe nga pedagogët. Sipas ligjit të ri është Qendra e Shërbimeve Arsimore është institucion publik, që ka për mision ofrimin e shërbimeve në fushën e arsimit të lartë për qytetarët dhe IAL-të si dhe sigurimin e aksesit publik në të dhënat për arsimin e lartë. Ofrimi i shërbimeve ndaj të tretëve bëhet nga QSHA pas miratimit nga ministria përgjegjëse për arsimin, kundrejt pagesës së tarifave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. QSHA është institucioni që koordinon procesin e aplikimit në institucionet e arsimit të lartë për ndjekjen e studimeve në programet e ciklit të parë, atyre të integruara dhe programet profesionale. Kjo qendër krijon dhe administron regjistrin kombëtar të studentevë të të gjitha cikleve dhe një bazë të dhënash për institucionet e arsimit të lartë lidhur me programet e studimit, diplomat apo certifikatat që ato lëshojnë. Ajo pajis çdo student të regjistruar në një institucion të arsimit të lartë me një numër unik matrikullimi që e shoqëron deri në marrjen e diplomës për programin përkatës të studimit, sipas përcaktimeve të bëra me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin.  Çdo institucion i arsimit të lartë ka për detyrim që të raportojë në QSHA brenda afateve të përcaktuara nga ministria përgjegjëse për arsimin, për të gjithë aplikantët e regjistruar në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve të larta, si për dhe listën e të diplomuarve sipas cikleve. QSHA organizon dhe administron provimin e shtetit për profesionet e rregulluara në bashkëpunim me organet kompetente përkatëse. QSHA është institucion në varësi të ministrisë përgjegjëse për arsimin që financohet nga buxheti i shtetit dhe nga të ardhurat e veta, si dhe ka të drejtën e administrimit të të ardhurave të krijuara, në masën 90% të vitit buxhetor. Të ardhurat e papërdorura kalojnë në vitin pasardhës buxhetor.  Organizimi, funksionimi i QSHA-së dhe procedurat e regjistrimit të studentëve rregullohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin.

 

Universitetet

Hapja e një institucioni të arsimit të lartë, mbyllja dhe ndarja ose bashkimi i një institucioni me një institucion tjetër të arsimit të lartë bëhen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin. Për institucionet publike të arsimit të lartë, të cilat janë hapur me propozim të përbashkët të të paktën dy ministrive, riorganizimi dhe mbyllja, si dhe bashkimi me një institucion tjetër të arsimit të lartë bëhet me propozim të po atyre ministrive.  Hapja e një institucioni të arsimit të lartë bëhet me plotësimin e standardeve akademike, sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare për përfundimin e studimeve të filluara nga secili student i regjistruar dhe përmbushjen e kritereve të tjera, të përcaktuara në këtë ligj apo akte të tjera nënligjore, të nevojshme për të siguruar cilësinë e programeve të planifikuara të studimeve, si dhe të veprimtarive të tjera të institucionit. Standardet, kriteret dhe procedurat për hapjen, riorganizimin, ndarjen, bashkimin ose mbylljen e institucioneve të arsimit të lartë miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.  Dokumentacioni që duhet të përmbajë projekti i paraqitur nga institucioni për hapjen e tij, si dhe për fillimin e aktivitetit përcaktohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin.

Në rastin e refuzimit të një projekti të paraqitur, ministria përgjegjëse për arsimin informon aplikantin për vendimin dhe për shkaqet e marrjes së tij brenda një afati nëntëdhjetëditor nga data e aplikimit.  Për mbylljen, riorganizimin, ndarjen ose bashkimin me ndonjë institucion tjetër të arsimit të lartë kërkohet paraprakisht propozimi i Senatit Akademik dhe miratimi i Bordit të Administrimit. Në rastet kur iniciativa për mbylljen e institucionit ndërmerret nga ministri përgjegjës për arsimin, Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit shprehin mendimin brenda një muaji. Hapja e njësive kryesore të institucioneve të arsimit të lartë, riorganizimi ose mbyllja e tyre bëhen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, në bazë të

propozimit të institucionit të arsimit të lartë, pas miratimit të Senatit Akademik dhe të Bordit të Administrimit.  Hapja, riorganizimi ose mbyllja e njësive bazë të institucioneve të arsimit të lartë bëhen me vendim të Senatit Akademik, në përfundim të vitit akademik, pas miratimit të Bordit të Administrimit. Institucioni i njofton vendimin e tij, brenda një afati tridhjetëditor, ministrisë përgjegjëse për arsimin.  Procedurat, që ndiqen për hapjen, mbylljen, riorganizimin dhe fillimin e veprimtarisë së një institucioni të arsimit të lartë, përcaktohen në udhëzimin përkatës të ministrit përgjegjës për arsimin.

 

 Studimi/ “Të kontrollohen shenjat e kancerit”

Vitet e fundit vihet re një rritje e rasteve me kancer. E rëndësishme është të njihen shenjat dhe mënyrat parandaluese të kësaj sëmundjeje të rrezikshme.

Më poshtë do të japim disa nga shenjat të cilat mund të jenë paralajmëruese të kancerit:

Ndryshimet e gjirit mund të jenë një problem i përbashkët i femrave dhe meshkujve
Gjëndrrat e shfaqura në gji apo nën sqetulla, tkurrja e gjirit, ndryshimet në madhësi dhe formë të gjirit, rrjedhjet e majës së gjirit, plagët në gji apo skuqjet mund të jenë shenja të kancerit të gjirit. Edhe te meshkujt mund të shfaqet kanceri i gjirit, por në raste të rralla. Nëse personi ndjen dhimbje barku, dhimbje në pjesën e fundme të barkut dhe urinon shpesh duhet të vizitohet menjëherë te mjeku.

Kanceri i prostatës te meshkujt mund të shfaqet nga ndryshimet e zakoneve të tualetit
Urinimi i shpeshtë dhe me dhimbje, shfaqja e njollave të gjakut në urinë mund të jenë shenjat e para të kancerit të prostatës ose fshikëzës urinare. Një nga shkaqet e shfaqjes së gjakut në urine mund të jetë dhe kanceri në veshka.

Rënia e menjëhershme në peshë. Mungesa e oreksit dhe dhënia e më shumë se 5 kileve brenda disa muajve mund të jetë shenjë paralajmëruese e kanceri të pankreasit, stomakut, ezofagut apo mushkërive. Temperaturë e lartë dhe e vazhdueshme. Kjo shenjë mund të paralajmërojë kancerin e gjakut si leukeminë apo linfomën. Mund të shfaqet edhe si shenjë e kancerit të veshkave dhe mëlçisë. Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur. Lodhja e vazhdueshme mund të jetë shenjë e shumë sëmundjeve. Por një lodhje e cila nuk kalon për disa javë, nuk kalon as me pushim mund të jetë shenjë e një sëmundjeje serioze. Kujdes ndryshimet te gjëndrat limfatike! Shfaqja e gjëndrrave në qafë apo nën sqetull të shoqëruara me dhimbje, dobësim, djersitje gjatë natës dhe temperaturë mund të jetë shenjë e kancerit të gjakut (linfoma). E kollitura dhe ngjirja e zërit. Veçanërisht mund të shfaqet te personat të cilët konsumojnë cigaren për një kohë të gjatë. Një e kollitur e fortë dhe e vazhdueshme e shoqëruar edhe me sekrecione me gjak, marrje fryme dhe ngjizje zëri të bën të dyshosh për kancerin e mushkërive. Vëzhgoni ndryshimet e lëkurës. Një masë e shfaqur kohëve të fundit apo acarim i një nishani apo shenje ekzistuese, ndryshimi i formës dhe madhësisë së saj mund të jetë shenjë e kancerit të lëkurës

 

Share it :