Sipas rezultateve të para jozyrtare, asnjera prej partive politike që morën pjesë në garën zgjedhore për legjislaturën e 25-të në Turqi nuk e ka siguruar shumicën (276 vende) për të krijuar e vetme qeverinë.
Sipas rezultateve të deritanishme jozyrtare shpërndarja e votave është kjo:
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK): 40,9%
Partia Republikane e Popullit (CHP): 25,2%
Partia e Lëvizjes Nacionalishte (MHP): 16,5%
Partia Demokratike e Popujve (HDP): 12,6%
Subjektet e tjera: 4,3%
Sipas këtyre rezultateve Partia për Drejtësi dhe Zhvillim do të dërgojë në kuvend 259 deputetë, Partia Republikane e Popullit ka nxjerrë 131 deputetë, Partia e Lëvizjes Nacionaliste 82 deputetë, kurse Partia Demokratike e Popujve 78 deputetë.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 86%.
Një grup prej 50 deputetësh të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së kanë mbërritur në Turqi. Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës prej 29 pjesëtarësh dhe i kryesuar nga holandezi Tiny Kox do t’i asistojë këto zgjedhje.





