Tragjeditë në bregdetin shqiptar, Vasili: Rama i pashpirt me indiferencën, as dorëheqjet nuk mjaftojnë

 Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me një tjetër ngjarje të rëndë që ndodhi në bregdetin shqiptar, ku një turist sllovak u mbyt sot në Golem.

 

 

Në mesazhin e tij Vasili theksoi se tragjeditë në bregdet vazhdojnë, ndërsa sipas tij kryeministri Edi Rama hesht.

“Tragjeditë në bregdetin shqiptar vazhdojnë pa ndalim dhe shurdhëria kriminale e qeverisë vazhdon.
Indinjata e çdo qytetari të këtij vendi s’ka kufij ndaj kësaj indiference të pashpirt të kryeministrit fjalaman dhe demagog. As dorëheqjet nuk mjaftojnë, prokuroria duhet të mos vonojë më.”, citohet në mesazhin e Vasilit.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :