Tre të pandehur të rinj i shtohen dosjes për përplasjen vdekjeprurëse të trenit në Tempi për veprimet dhe mosveprimet e tyre, sipas të dhënave të Hetuesi i Larisës. Tre të bashkëakuzuarit, u akuzuan për të njëjtat vepra dhe përfshijnë veprën penale të prishjes së sigurisë së transportit me pasojë vdekjen, si dhe veprat e vrasjes dhe lëndimit trupor që janë kundërvajtje.
Ndaj inspektorit të OSE-së që caktoi turnet e natës në fjalë, duke lënë stacionin e Larisës me punonjës të papërvojë, pasi punonjwsit duhej të ishin në postin e tyre deri në orën 11:00, por u larguan më herët se orari i tyre. Ndërkohë, seanca plenare e Apelit të Larisës, e përbërë nga gjithsej 21 gjyqtarë të lartë, është caktuar të mblidhet ditën e premte , për të zgjedhur dy hetuesit e apelit që do të drejtojnë hetimet.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.




