Tragjedi në kanalin e La Manche/ Mbytet varka me emigrantë, mes viktimave edhe dy fëmijë

Një tragjedi ka ndodhur, ku një varkë është fundosur  në kanalin e La Manche, i cili lidh Francën me Britaninë.

Varka me emigrant i ishte drejtuar shtetit ishullor kur është përmbytur. Nga kjo tragjedi kanë humbur jetën dy të rritur dhe dy fëmijë të moshave 5 dhe 8 vjeçare.

Viktimat nuk kanë arritur të shpëtojnë, ndërkohë që 14 emigrantë të tjerë kanë shpëtuar por me probleme hipertermie dhe me zemrën.

Ngjarja ka ndodhur në Loon-Plage afër Dunkirk, raporton France24.

Dyshohet se në varkë ishin 20 refugjatë, që do të thotë se ende mund të ketë të zhdukur.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :