Trafiku i drogës/ Prangosen rivalët e Aldo Bares në Lushnjë, u kapën me heroinë

 

Artan Cena

saimir taullaiOficerët e antidrogës së Policisë së Durrësit kanë vënë në pranga Sajmir Taullain, vëllanë e Baki Taullait, rivalit të Aldo Bares. I arrestuar edhe Laert Haxhiu edhe ku i dyshuar për vrasjen e “Iriqit”

​Rivalët e bandës së Lushnjës, që drejtohej nga Aldo Bare janë vënë në pranga gjatë ditës së djeshme nga oficerët e antidrogës në qytetin bregdetar të Durrësit, duke i kapur me rreth 1.5 kg kokainë. Në operacionin e koduar “Smart” u vunë në pranga 4 persona mes të cilëve Saimir Taullai, vëllai i Baki Taullait, i njohur si biznesmen karburantesh i cili u ekzekutua nga banda e Lushnjës në korrik të vitit 2005. Bashkë me Taullain gjatë aksionit të djeshëm janë arrestuar edhe Laert Haxhiu 23 vjeç, Afrim Demiri, 54 vjeç dhe Kastriot Zaimi 34 vjeç. Taullai mësohet se është personi i dyshuar që ka vrarë vëllanë e Aldo Bares, ndërsa Haxhiu dyshohet se është autori i vrasjes së anëtarit të bandës së Lushnjes, Gerti Lala i njohur edhe me pseudonimin “Iriqi”.

 

Të arrestuarit

Sajmir Taullai dyshohet se është koka e këtij rrjeti të trafikut të drogës drejt Italisë që policia beson se e ka shkatërruar. Por emri i tij nuk ka qenë i panjohur, pasi ai është vëllai i një prej personazheve më të njohur të Lushnjes dhe krimit në Shqipëri, Baki Taullaut, rivalit të Aldo Bares. Por Taullau dyshohet se është edhe personi që ka vrarë vëllanë e vetë kreut të bandës së Lushnjes, Alfred Shkurti ose siç njihet me emrin Aldo Bare. E madje ai ka qenë një nga dëshmitarët kyç në dënimin e anëtarëve të Bandës së Lushnjës. Po ashtu në pranga nga policia u vunë edhe Afrim Demiri 54 vjeç, Kastriot Zaimi 34 vjeç dhe Laert Haxhiu 23 vjeç. Ky i fundit kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu për vrasjen e anëtarit të bandës së Lushnjës, Gerti Lalës i njohur me nofkën “Iriqi”. 23-vjeçari Haxhiu nuk ndodhet në videon ku dallohen tre të arrestuarit e tjerë. Ai fillimisht është dërguar në spital, pasi gjatë aksionit të policisë ai ka tentuar të largohet për t’i shpëtuar policisë duke u hedhur nga një lartësi 3-4 metra e si pasojë ka thyer njërën këmbë. Bashkë me Taullain sot janë arrestuar edhe Laert Haxhiu 23 vjeç, Afrim Demiri, 54 vjeç dhe Kastriot Zaimi 34 vjeç. Gjithashtu mësohet se hetimet e antidrogës kanë një kohështrirje të gjatë dhe ka prova edhe për përfshirjen e personave të tjerë në këtë grup. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë dyshime të forta se Saimir Taullai është drejtues i grupit kriminal të ndaluar gjatë ditës së djeshme nga blutë e Durrësit. Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se dyshohet se ky grup kriminal trafikonte drogë drejt Italisë, por kryente shpërndarje të drogave të ndryshme edhe në Shqipëri.

 

Operacioni i policisë

Ishte nisur si një operacion antidrogë por në rrjetën e policisë kanë rënë disa persona me precedentë të rëndë kriminalë. Gjatë operacionit të koduar “Smart”, oficerët e antidrogës kapëen 1.5 kg heroinë. Droga u gjet nga kontrolli që policia ushtroi në dy automjete të ndryshme ne zonën e “Plepave”, ndërsa në pranga ranë 4 persona. Të arrestuarit Sajmir Taullaj, Laert Haxhiu, Afrim Demiri, si dhe Kastriot Zaimi. Të gjithë këta persona mbaheshin nën vëzhgim prej kohësh. Gjithashtu policia ka sekuestruar dy Audi, një automjet tip Smart si dhe gjashtë aparate telefoni.

 

 

Raportet e Kempit në Vlorë, dy mjekë dhe dy infermiere në pranga

 Gjykata e Vlorës ka vendosur masën arrest me burg për katër punonjës të spitalit psikiatrik. Hetimet e prokurorisë kanë nisur pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare”. Dy mjekët Diana Brahimuço, dhe Laureta Selimaj, si dhe infermierët Lindita Kanushi dhe Arsen Kadënaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lëshuar dokumente mjekësore dhe leje drejtimi për në KMCAP, kundrejt pagesave të parregullta. “Ekzistojnë dyshime të arsyeshme se shtetaset D. B., Laureta Selimaj, me detyrë mjeke pranë Spitalit Psikiatrik, si Lindita Kanushi e Arsen Kadënaj, me detyrë infermierë pranë këtij spitali, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi E.T. një shumë prej 50 mijë lekësh, me qëllim lëshimin e dokumentit mjekësor, fletë-drejtimi për në KMCAP për vëllain e tij, shtetasin A. T.”, thanë burime zyrtare të prokurorisë. Ndaj 4 personave rëndon akuza e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim. Vendimi i gjykatës u ekzekutua këtë të mërkurë nga policia e Vlorës. Ndërsa mjekja Diana Brahimuço është shpallur në kërkim.

 

Vrasja te Liqeni i Thatë, policia prangos autorin e dyshuar

 Një person i kërkuar për vrasje është vënë në pranga gjatë ditës së djeshme. Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, nga ana e oficerëve të Seksionit të Kërkimit është bërë kapja e një personi i cili ishte në listën e të kërkuarve të policisë. Vasil Rabeli, 3 vjeç është i dyshuar për vrasje. Ky person mësohet se ka qenë i shpallur në kërkim pasi, Prokuroria Tiranë ka rifilluar procedimin penal për ngjarjen e ndodhur në vendin e quajtur Liqeni i thatë, ku është qëlluar me armë zjarri shtetasi A.D i cili ka gjetur vdekjen disa ditë më pas. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se viktima ka patur konflikt të mbartur me Vasil Rabelin dhe G. Gj, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar jashtë shtetit duke iu shmangur hetimit.

 

Masakra e Thumanës, vëllezërit Kora marrin përsipër krimin, shfajësojnë babain

Dy vëllezërit Kora që u arrestuan të martën në mbrëmje kanë pranuar vrasjen e tre familjareve Çeku në Thumanë si dhe kanë hedhur poshtë versionin që babai i tyre mori pjesë në krim. Dy vëllezërit e vënë në pranga kanë shfajësuar babanë dhe vëllanë e tyre të vogël për vrasjen e trefishtë në Thumanë. Të arrestuar të martën, Daniel dhe Besnik kanë marrë përsipër ekzekutimin e tre pjesëtarëve të familjes Çeku dhe kanë mohuar pjesëmarrjen në krim të babait të tyre Gurali Kora dhe vëllait të tretë ende në kërkim, Pëllumb Kora. Ata u kanë thënë hetuesve të çështjes se kanë qenë të dehur në momentin kur ndodhi ngjarja. Me ndihmën e tyre, policia ka gjetur edhe dy armët me të cilat u krye masakra që u mori jetën tre personave. Ato janë dy armë automatike, të tipit Kallashnikov. Njëra armë u gjet në periferi të Laçit, e hedhur në një kanal me ujë, kurse tjetra në rrugën hyrëse të qytetit të Rrëshenit. Dy vëllezërit u vendosen në pranga të martën, ku njëri u kap në Rrëshen, kurse tjetri u vetë-dorëzua pas gjashtë ditësh arrati në Policinë e Lezhës. Më herët Policia prangosi në Laç babanë e tyre Gurali Kora, 56 vjeç si dhe një person tjetër i akuzuar bashkëpunëtorë në kërkim. Nga ngjarja e ndodhur në orët e para të ditës së shtunë mbetën të vrarë babë e bir, Fran dhe Arben Çeku dhe nipi i tyre, Eno Rama, ndërsa u plagos rëndë Luçie Çeku.

 

Share it :