Tradhtari ka vetëm një emër!

Tradhtari ka vetëm një emër!

Nga Petrit Vasili/

Edi Rama thotë që është i neveritshëm dhe i turpshëm slogani: “Shqipëria ju përket shqiptarëve”.

Nder dhe lavdi sipas këtij palaços është që të themi: “Shqipëria i përket indianëve”.

Deklaratë më të poshtër se sa ky besëprerë nuk ka thënë njeri kundër Shqipërisë.

Po si mundet që i urren kaq shumë shqiptarët ky njeri, megjithëse shqiptarët e bënë Kryeministër e Kryetar bashkie.

Po si s’u ngop që i përzuri një milion shqiptarë nga Shqipëria, por thotë që Shqipëria nuk është e shqiptarëve.

Po si s’u ngop që e vodhi dhe e plaçkiti kryq e themel Shqipërinë, por thotë që shqiptarët nuk paskan lidhje me Shqipërinë.

Po e kujt është Shqipëria, mor plehë njeri?

Apo tani që e shite Shqipërinë duhet ta justifikosh që thjesht ke shitur një plaçkë dhe jo atdheun e shqiptarëve prej mijëra vjetësh.

Maskara më të zi nuk ka parë Shqipëria në tre mijë vjet.

Share it :