Deputeti Tom Doshi iu rikthye sot sallës së Parlamentit pas një mungese të gjatë. Deputeti, edhe pse i përjashtuar nga radhët e PS-së, u ul në vendin që ai mbante prej vitesh në Parlament.
Ky rikthim i Doshit pas tre muajsh në parlament vjen pas çështjes së cilësuar prej tij si tentativë e kryetarit të kuvendit Meta për ta eleminuar përmes porositjes së vrasjes së tij. Ndonëse çështja hapi një debat të madh në politikë, ajo nuk vërtetoi asnjë nga akuzat e deputetit të qarkut të Shkodrës.





