Tjetër aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 4 makina

Një tjetër aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë katër automjete.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të distancës së sigurisë, duke pasur parasysh edhe faktin që trafiku është i dendur sot në këtë aks.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Për pasojë, trafiku është rënduar, ndërkohë policia po punon për zhbllokimin e qarkullimit.

Më herët, një tjetër aksident ndodhi në të njëjtin aks, ku u përplasën dy automjete, fatmirësisht nuk pati të lënduar.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :