Ndryshimi në pamje, Meta: Kam humbur disa kg

Ndryshimi në pamje, Meta: Kam humbur disa kg

Paraqitja e Ilir Metës në Gjykatën e Posaçme, përveç interesit të hetimeve, tërhoqi vëmendje ndryshimi fizik i kryetarit të PL.

Në një intervistë për “Opinion”, Meta është pyetur në lidhje me ndryshimin e tij fizik dhe nëse gjendja shëndetësore e tij është e mirë.

Në përgjigje të kësaj pyetje, Meta shprehet se është shumë mirë me shëndet, por ka humbur disa kg. Ndryshimi në pamje sipas tij, vjen dhe si pasojë e stërvitjes prej 4 orësh në paraburgim.

PYETJE: Z. Meta, paraqitja juaj në gjykatë, solli mjaft reagime. Ju dukeshit mjaft i dobësuar. A është çdo gjë “OK” me shëndetin tuaj?

PËRGJIGJE: I dashur Blendi, jam i bindur se përshtypja apo çudia më e madhe ishte paraqitja ime në kafazin me “5 yje”.

Ndërkohë e gjithë përpjekja e regjimit sorosist u përpoq të shpërqëndronte vëmendjen e publikut gjoja te paraqitja ime shëndetësore dhe madje edhe te gjendja ime “mendore”.

Po, është e vërtetë, që jam dobësuar lidhur me peshën trupore, por kjo vjen për arsyen se çdo ditë bëj me intervale 4 orë stërvitje.

Por, jam shumë më i shëndetshëm dhe i fortë se më parë.

Meqënëse nuk të kanë lejuar derimë tani për të bërë një intervistë, kërkoju leje të paktën që të bëjmë një ndeshje ping-pongu dhe po fitove një set do të jesh me shumë fat.

Po kështu, kostumet janë të vjetra se po bëj gati 2 vite në “riedukim” dhe dorëarti i mirënjohur Altin Mici, nuk i di përmasat e reja.

Por të lutem, përqëndrohuni te thelbi i çështjes, pra ai i vendimit për t’u gjykuar në “kafaz” duke u bazuar në precedentin e një terroristi maroken që ka vrarë dhjetra francezë para një dekade.

Pra përjashtimin ekstrem të ndodhur në Francë, GJKKO e kthen në standard “europian” të gjykimit.

Pra proceset kundër Nicolas Sarkozy, Alain Jupee, Bernard Tapie dhe 99.99% e qytetarëve francezë, kanë qenë “anormale” për GJKKO-në tonë “speciale”.

Këta harrojnë se gjykata jo vetëm duhet të jetë e paanshme, por edhe duhet të paraqitet edhe në formë (jo vetëm përmbajtje) si e tillë.

Pra këta as nuk shtiren që të hiqen si të paanshëm.

Së dyti, vendimi për të mos lejuar transmetimin live është absurd, pasi kjo është çështje e interesit publik dhe çdo qytetar që ka interes apo dëshirë duhet ta ndjekë të plotë.

Duhet të dëgjojnë pretendimet e akuzës dhe provat apo faktet e saj, por duhet të dëgjojnë edhe argumentat, provat dhe faktet e paraqitura nga unë dhe avokati im.

Cilado palë që nuk respekton rregullat e gjyqit mund të ndëshkohet nga gjykata. Në këto akuza nuk ka asnjë lloj sekreti shtetëror i dashur.

Çështja më e përfolur prej 16 vitesh është CEZ-DIA. Është hera e katërt që po gjykohet (rekord guinness).

Herën e parë gjyqi kundër Z. Ismailaj dhe 2 menaxherëve çekë ku asgjëkundi nuk ekziston emri im.

Herën e dytë në Arbitrazh (Vjenë) ku studio ligjore që mbrojti shtetin shqiptar, Clifford Chance, përveç një reagimi zyrtar para përfundimit, është shprehur zyrtarisht pas gjyqit në letrën drejtuar Ministrit Gjiknuri dhe Drejtorit të OSHEE, Adrian Çela, se ishte shumë e keqardhur që u keqpërdor nga mediat emri i të nderuarit Kryetar i Kuvendit dhe se nuk ekziston asnjë evidencë për ndonjë marrëdhënie jotransparente midis tij dhe administratorëve të DIA-s.

Herën e tretë, çështja DIA është hetuar si pjesë e hetimit të Komisionit Parlamentar për CEZ-in në vitin 2016, ku ka qenë i ftuar si dëshmitar edhe kallëzuesi im i mëvonshëm në tetor 2017 kur unë isha President i Republikës.

As në këtë Komision Hetimor Parlamentar, ky person nuk më ka përmendur fare mua, por ka akuzuar përfaqësues të PD, jo vetëm për CEZ, por edhe për CEZ-DIA, madje duke ju referuar Z. Ismailaj dhe amerikanes Rebecca Gaskin.

Po kështu, në atë kohë ka akuzuar publikisht Partinë Demokratike se donte ta vriste .

Çuditërisht pas kallëzimit ndaj meje në tetor 2017, si punonjës i OSHEE (2012-2014 ishte Drejtor i DIA-s), pas tre javësh kërkon statusin e dëshmitarit të mbrojtur duke shkruar në kërkesën e tij se një i dënuar me burgim të përjetshëm kishte dalë disa herë nga burgu natën për ta vrarë, por meqënëse nuk e kishte gjetur, ishte kthyer prapë në burg në të gdhirë.

Vetë prokurorja Donika Prela, në 2019, është shprehur se dëshmia e tij është indirekte, pra e pabesueshme për dhënien e statusit të dëshmitarit të mbrojtur.

Por për prokurorin special, Z. Kraja, statusi i tij si kallëzues i “besueshëm” ishte i mjaftueshëm për të nisur një hetim tashmë 7-vjeçar të ri edhe pse CEZ-DIA ishte gjykuar njëherë në Shqipëri dhe ishin dhënë dënime fajësie.

Çuditërisht, po ky prokuror në vitin 2016 kishte mbyllur hetimet pas padisë zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit për faljen nga Rama të 479 milion eurove CEZ-it.

Kjo padi, përveç auditimeve të specializuara të KLSH, bazohej edhe në konkluzionet e një studioje shumë të njohur ligjore franceze “Derains & Gharavi”, e cila ishte paguar nga Qeveria Berisha për të bërë një bilanc të llogarive midis CEZ-it dhe Qeverisë shqiptare (OSHEE) për të kuptuar gjendjen e detyrimeve reciproke dhe rrugët e zgjidhjes së marrëveshjes.

Ky prokuror as denjoi ta thërriste KLSH në cilësinë e kallëzuesit sipas të dhënave të mia.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :