Dhuna makabre ndaj protestuesve, Rama përpiqet të justifikohet: Godasin policët me zara hekuri dhe vidha!

Dhuna makabre ndaj protestuesve, Rama përpiqet të justifikohet: Godasin policët me zara hekuri dhe vidha!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat e ditëve të fundit, duke u ndalur te përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në deklaratën e tij, Rama i cilëson kriminelë personat që qëllojnë. sipas tij, efektivët me gurë, zara hekuri dhe vida, ndërsa pretendon se grupi i maskuar që ai e quan “grupi i zjarrit” nuk ka lidhje me studentët dhe protestën e tyre.

Kreu i qeverisë thekson se jeta e të rinjve shqiptarë vlen më shumë se çdo gjë tjetër dhe u bën thirrje forcave të rendit për vetëpërmbajtje. Reagimi i tij vjen pas disa ditësh protestash të shoqëruara me tensione dhe përplasje, ku janë raportuar edhe raste të dhunës ndaj protestuesve.

Rama u ndal edhe te dëmet materiale të shkaktuara gjatë protestave, duke thënë se ato po riparohen, por sipas tij, dëmet më të mëdha janë të një natyre tjetër, për të cilat premtoi të flasë më tej.

“Ky është një nga mijëra gurë të shkulur për t’u hedhur mbi policinë. Është praktikisht armë që mund të bëhet vdekjeprurëse”, u shpreh Rama, duke iu referuar një guri që, sipas tij, është përdorur kundër efektivëve.

Më tej, kryeministri pretendoi se personat e maskuar që shfaqen në pamjet televizive, të cilët i përshkroi si një grup prej 200-300 vetash, nuk kanë lidhje me studentët dhe të ardhmen e Shqipërisë, por janë nxitur dhe paguar nga persona të ndryshëm

Ata që qëllojnë me gurë, zara hekuri e vida për t’i nxjerrë sytë policisë, janë kriminelë. Janë fëmijë shqiptarë dhe jeta e tyre vlen më shumë se çdo gjë tjetër. Vetëpërmbajtja është A dhe Zh”, deklaroi Rama.

Share it :