Tjetër aksident i rëndë me vdekje/ Makina përfundon në kanal, humb jetën një vajzë e re

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në fshatin Rrakull të Kavajës, me pasojë vdekjen e një personi. Burime për mediat bëjnë me dije se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal me ujë.

Mësohet se nga aksidenti ka ndërruar jetë një vajzë e re, teksa nuk ka ende detaje të tjera mbi ngjarjen.

Share it :