Tiranë, i ati plagos të birin me thikë pas një sherri banal

Plagosje me thikeKrimi në familje rikthehet në Tiranë, babai plagos me thikë djalin pas një zënke mes tyre.

Myzafer Gjona, 51-vjeç, akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe më tej ka goditur dhe çarë me thikë në dorën e djathtë, djalin të tij 19 vjeçar A. Gjona.

Pas marrjes së ndihmës së nevojshme në spital, i riu u dërgua në shtëpi, ndërsa nga ana e uniformave blu u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes.

Share it :