Deklarata e Presidentit Trump, se mund të shihet mundësia e injektimit të dezinfektantëve tek njerëzit, për të luftuar koronavirusin, shkaktoi një furtunë reagimesh.
Por, Presidenti ka deklaruar se ai po bënte sakazëm dhe se pyetja në formë sarkazme i drejtohej reporterëve.
“Unë po u bëja një pyetje me sarkazëm reporterëve…për të parë çfarë mund të ndodhte”, tha Trump.
Por çfarë tha Trump, që shkaktoi reagime të shumta edhe tek komuniteti i mjekëve?
“Dhe pastaj shoh dezinfektantët, që e shkatërrojnë në një minutë, një minutë. A ka ndonjë mënyrë, që të bëjmë diçka të tillë, duke injektuar apo si një pastrim..”, u shpreh Trump të enjten, duke detyruar edhe pronarin e një kompanie dezinfektantësh, të deklarojë se produktet e kompanisë, nuk duhet kurrësesi të konsumohen.




