Testi/ Zhvillohen sot provimet me zgjedhje për 46 mijë maturantë

Zhvillohen sot provimet me zgjedhje për 46 mijë maturantëTesti për secilin nga provimet me zgjedhje do të ketë 20 pyetje, 10 me zhvillim dhe 10 do të jenë pyetje me alternativa

Zhvillohen sot provimet me zgjedhje për 46 mijë maturantë. Duke qënë se maturantët do të japin 2 provime në një ditë, do të kenë në dispozicion 3 orë për tu përgjigjur 80 pyetjeve. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të ketë 20 pyetje, ku 10 do të jenë me zhvillim dhe 10 do të jenë me alternativa. Ministria e Arsimit thotë se do të ketë të njëtat rregulla si provimet e tjerë, vetëm se kandidatët duhet të jenë më të përgatitur për të përballuar provimin, duke qënë se do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 13:00. Maturanti duhet që në çdo provim të sigurojë të paktën 20 përqind të pikëve që të kualifikohet si kalues. Kjo do tëthotë se një kandidati i duhen 8 pikë për secilin nga provimet me zgjedhje për të marrë notën 5.

 

Rregullat

“Maturanti përjashtohet nga provimi kur ndryshon vendin që i është caktuar, kopjon, bën komente për përmbajtjen e testit, mban telefon ose mjete te tjera të komunikimit. Po kështu përjashtime ka edhe kur maturanti refuzon kontrollin nga administratorët në momentin e hyrjes në provim, përdor lapsa apo më shumë se një ngjyrë në provimin e testit, kur dëmton testin apo barkodin. Mjediset ku do te zhvillohen provimet duhet të jenë të ajrosura dhe të ndriçuara. Të kenë të instaluara në vende të sigurta bllokuesit e valëve të telefonisë celulare, për të siguruar bllokimin e plotë të tyre. Të jenë të mjaftueshme për të paktën 50 maturantë, përveç rasteve të veçanta Largësia ndërmjet çdo maturanti/kandidati të jetë jo më pak se 120 cm, në të katër drejtimet. Maturantët/kandidatët të ulen me fytyrë në të njëjtin drejtim. Sipërfaqja që maturanti/kandidati ka në dispozicion për të shkruar është të paktën 40×60 cm; Në ditën e provimit, në qendrat ku zhvillohet provimi, nuk parashikohen veprimtari të tjera. Në mjediset ku zhvillohet provimi, nuk duhet të ketë tabela ose materiale të tjera që kanë lidhje me lëndën që jepet provim. Çdo qendër që përzgjidhet për zhvillimin e provimeve, duhet të ketë komunikim me rrugët automobilistike”,  -thotë Ministria e Arsimit.

 

Share it :