Një person është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e kryeqytetit pasi tentoi të korruptojë një efektiv të policisë rrugore.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Siri Kodra’ ku shtetasi V. Hidri u ndalua nga policia për parakalim të gabuar.
Hidri, i cili drejtonte automjetin me targë AA301JD, tentoi t’i jepte 1 mijë lekë të reja efektivit të policisë rrugore në mënyrë t’i shpëtonte shkeljes së kodit rrugor.




