Tentativë vrasje shtetërore!’/ Boçi: Rama e ka në ADN vrasjen pas shpine, përgjegjësit në burg
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar ashpër pas plagosjes së deputetit demokrat Kliti Hoti nga një efektiv policie gjatë protestës së 29 nëntorit në Tiranë.
Në një postim në Facebook, Boçi e cilëson ngjarjen si një tentativë të pastër vrasjeje në mes të ditës, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për përgjegjësi politike.
Boçi e konsideron plagosjen si akt terrori shtetëror dhe jo si një veprim të izoluar të një polici, duke pretenduar se bëhet fjalë për dhunë të strukturuar dhe të paramenduar nga zinxhiri politiko-policoro-kriminal
Tentativë vrasje e pastër në mes të ditës ndaj Kliti Hotit.
Vrasësi i veshur si polici apo polici vrasës, qëllon pa hezitim, pa asnjë arsye, fare nga afër deputetin e PD i cili ishte në ushtrim të detyrës së tij në mbështetje të protestuesve.
Kjo është tentativë vrasje shtetërore me frymëzim dhe mbështetje nga kryebanditi Edi Rama dhe jo “lajthitje polici”.
Rama e ka në adn vrasjen pas shpine.
Ky është terror shtetëror!
Është dhunë e strukturuar dhe e paramenduar nga zinxhiri politiko-policoro-kriminal që mban në këmbë regjimin e kalbur të Edi Ramës.
Dorëheqja është fare pak.
Burgu dhe dënimi i të gjithë përgjegjësve është rivendosje e drejtësisë!




