Kliti Hoti u qëllua pas shpine nga Policia me plumb…’/ ‘La Repubblica’ jehonë protestës ku u plagos deputeti i PD

Kliti Hoti u qëllua pas shpine nga Policia me plumb…’/ ‘La Repubblica’ jehonë protestës ku u plagos deputeti i PD

E përditshmja italiane ‘La Repubblica’ i ka bërë jehonë protestës së kësaj të diele, 29 nëntor, ndërsa policia e Shtetit nuk ka kursyer plumbat e gomës, gazin lotsjellës dhe ujin me presion ndaj qytetarëve, përfshirë dhe deputetë të PD.

Duke e shoqëruar përmes pamjeve video, ‘La Repubblica’ ka treguar sesi deputeti i PD, Kliti Hoti është qëlluar pas shpine nga policia me plumb gome

Në Shqipëri vijon protesta: Kliti Hoti, deputet i PD është qëlluar nga policia me një plumb gome’, shkruan e përditshmja italiane në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, bashkangjitur videos së publikuar.

Deputeti i PD, Kliti Hoti u qëllua pasditen e kësaj të diele nga ana e policisë, duke e plagosur në shpinë, ndërsa për shkak të plagës së marrë në shpatullën e djathtë u dërgsua në spitalin e Traumës në Tiranë.

Share it :