Tenderat mln euro të AKSHI-t/ Ermal Beqiri krijon “monopol”, bashkon Horizon me Soft&Solution

Tregu i Teknologjisë së Informacionit, i cilësuar gjerësisht si një nga kanalet më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri, po pëson ndryshime të rëndësishme. Ermal Beqiri, një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave të IT-së nga AKSHI përmes kompanisë së tij Soft & Solution është duke u shndërruar në një nga aktorët më të fuqishëm dhe kyc të sektorit të IT-së, zhvillime këto që diktohen kryesisht nga lëvizja e parasë publike.

Kapitali ka mësuar se ditët e fundit zoti Beqiri ka mbyllur marrëveshjen për blerjen e kompanisë Horizon, një shoqëri me pronësi në Qipro, e cila është përfituese e disa kontratave publike në Teknologjinë e Informacionit.

Transaksioni nuk është njoftuar ende në Qendrën Kombëtare të Biznesit, serveri i të cilit mirëmbahet pikërisht nga Soft & Solution. Por Kapitali e konfirmoi me 3 burime të pavarura se marrëveshja është mbyllur, ndërkohë që shifra e blerjes nuk bëhet ende e ditur.

Horizon

Horizon shpk është një nga kompanitë e para në fushën e teknologjisë së informacionit në Shqipëri. Aktualisht si pronarë të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit, figurojnë dy agjentë nga një zyra avokatie dhe taksash në Qipro.

Vitin e kaluar Horizon shpk realizoi një xhiro prej 526 milionë lekësh ose 5.1 milionë euro, ndërsa fitimi fiskal i kompanisë ishte rreth 1.7 milionë euro. Aktualisht kjo kompani ka disa kontrata publike të përfituara nga AKSHI si serveri i Agjencisë së Prokurimeve, ai i ministrisë së Financave dhe institucioneve të varësisë, mirëmbajtja e serverit të Tatimeve etj.

Ermal Beqiri është një nga përfituesit më të mëdhenj të parasë publike në tregun e teknologjisë së informacionit përmes kompanisë së tij Soft & Solution. Me blerjen e Horizon, grupi i tij shndërrohet në një aktorët kyç të këtij tregu, të cilët diktojnë lëvizjen e parave të shtetit.

Soft & Solution

Soft & Solution është një kompani, e cila në katër vitet e fundit ka përfituar mbi 18 milionë euro pagesa të drejtëpërdrejta nga thesari i shtetit për tenderat e fituar kryesisht nga AKSHI. Këtu nuk përfshihen tenderat e përfituara nga institucionet publike jashtëbuxhetore, të cilat nuk raportohen në sistemin e thesarit apo kontratat, që fitohen me kompanitë satelite.

Emri i zotit Beqiri u bë i njohur për herë të parë për publikun si një nga ekspertët e pajtuar për të vërtetuar autenticitetin e video përgjimit të Ilir Metës me të ndjerin Dritan Prifti.

Më vonë kompania e tij do të përfshihej në skandalin e tenderave të byzylykëve për të dënuarit, ndërsa pas monopolizimit të tenderave të IT-së nga AKSHI, zoti Beqiri u shndërrua në një nga dinosaurët e kontratave publike të këtij sektori.

Vetëm pak më ditë më parë Soft & Solution përfitoi një kontratë tjetër të majme mbi 5.6 milionë euro nga AKSHI për sistemin e qëndërzuar të nënshkrimit elektronik.

Gjithçka vërtitet rreth AKSHI-it

Tregu i Teknologjisë së Informacionit cilësohet gjerësisht si në një nga tregjet më të korruptuara në vend. Monopolizimi i të gjitha tenderave të këtij tregu vetëm tek AKSHI, përveçse çoi në krijimin e një sektori vasal të qeverisë ka krijuar një industri ku bizneset e suksesshme i cakton AKSHI dhe jo tregu.

Por pavarësisht nivelit të lartë të korrupsionit, i cili në sytë e qytetarëve është shpërfaqur me daljen e të dhënave sensistive në pazar apo skandale të paimagjinueshme si vjedhja e të dhënave të TIMS-it, deri tani SPAK nuk ka vepruar. Por përtej SPAK edhe opozita ka qenë e butë në denoncimet e korrupsionit në sektorin e IT-së dhe një nga arsyet besohet se janë lidhjet okulte të krijuara pikërisht nga kompanitë që përfitojnë tenderat e majmë të AKSHI-t, përfshirë Soft & Solution./ Kapitali.al

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.