Tiranë – Prindërit me fëmijë të vegjël, që sot duhet të ishin në kopësht, janë mbledhur përpara godinës së Qeverisë, për të protestuar ndaj mbylljes së kopshtit të tyre “Turgut Ozal”.
Ky kopësht, pjesë e institucioneve arsimore të Fondacionit Gylistan, është mbyllur po ashtu si ata, me urdhër të Qeverisë shqiptare, e cila nuk ia rinovoi licensësn.
Prindërit kanë shprehur mërzinë që po ndiejnë vogëlushët dhe pamundësinë për ta shprehur.
Në prononcimet për Syri TV, prindërit shpresojnë që vendimi i qeverisë të rishikohet, duke vlerësuar cilësinë e mësimdhënies në këtë institucion.
Ne akoma nuk it hemi vajzës që kopshti ëhstë mbyllur, sepse shpresojmë që kjo situatë absurde të ndryshojë. Na duket absurde që ministrja thotë se ne mendojmë për ju dhe ne si prindër pra, nuk mendokemi për fëmijët tonë. Këto ditë e kemi çuar vajzën tek të afërmit, kurse sot është dita më e lumtur për të sepse po takohet këtu me shokët dhe shoqet e veta”. Irsa, e tij 4 vjeçe, e cila kishte ardhur në protestë me babanë e saj, kishte marrë lapsat dhe kishte nisur të vizatonte përpara Kryeministrisë pranë shokëve.
Justifikimi i qeverisë shqiptare se i mbylli këto institucione arsimore pasi nuk kishin përmbushur kushtet e licensës lidhur me godinën, nuk ka bindur askënd.
Tashmë u mësua se këto institucione arsimore në Shqipëri u mbyllën nga Edi Rama me kërkesë të Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, i cili i konsideron si sipërmarrje të kundërshtarit të tij politik Fetullah Gylen.




