Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta

Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka postuar një mesazh ën Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe.

‘Mirënjohje dhe nderim përjetë kolosëve të gjuhës shqipe dhe Rilindësve të kombit, të cilët 118 vjet më parë, në Kongresin e Manastirit, njehsuan alfabetin, themelin e identitetit dhe bashkimit tonë kombëtar, duke i paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë’.

Mesazhi

Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë të bukur shqipe!

Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta.

Mirënjohje dhe nderim përjetë kolosëve të gjuhës shqipe dhe Rilindësve të kombit, të cilët 118 vjet më parë, në Kongresin e Manastirit, njehsuan alfabetin, themelin e identitetit dhe bashkimit tonë kombëtar, duke i paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë.

Shqipja është rrënja jonë, historia jonë dhe shpirti i kombit shqiptar. Një gjuhë e larë me gjak, e mbajtur gjallë me sakrifica dhe e trashëguar si amanet i shenjtë brez pas brezi. Krenarë për gjuhën, historinë dhe identitetin tonë kombëtar!

Share it :