Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot rreth orës 11:15 në Durrës.
Uniformat blu bëjnë me dije se si pasojë e një konflikti të çastit shtetasi Arber Hoxha ka plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën, shtetasin Enidor Dedja.
Ndërkohë autori është larguar nga vendngjarja.
“Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij”, njofton policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




