Të bësh ushtrime nuk është gjithmonë shumë mirë, ndodhin disa efekte të çuditshme

Këto ushtrime sjellin përfitime të shumta,por edhe disa efekte anësore të cilat mund ti ngatërroni shpesh si probleme shëndetësore.

Shumë prej tyre janë shënja se keni punuar shumë për trupin tuaj ndërsa të tjerat janë cështje të përkohëshme.Faktikisht ato janë mëse normale dhe tregojnë se aktiviteti që keni bërë ka dhënë rezultat.

 

Këto janë 5 efektet që i ndodhin trupit kur vraponi:

1.Kollë

Nëse vraponi vazhdimisht, mund të keni hasur shpesh herë probleme me kollën. Nuk duhet të mendoni se jeni sëmurë sepse faktikisht kjo gjë i ndodh kujtdo. Zakonisht kolla është më e shpeshtë tek personat të cilët nuk vrapojnë rregullisht dhe trupi i tyre ka rënë në qetësi. Provoni të merrni frymë duke mbajtur një shall përpara gojës. Në këtë mënyrë frymëmarrja juaj do të stabilizohet dhe nuk do të keni më kollë.

2.Shije të çuditshme të gojës

Qelizat e gjakut lirojnë komponente të cilat kanë shije metali.Duhet të konsultoheni me mjekun nëse ndieni shijen e gjakut.

3.Rrjedhje hundësh

Kjo vjen si pasojë e irritimit të kanaleve të hundës. Ky efekt mund të bëhet akoma më i pranishëm nëse jeni alergjikë ndaj pluhurit apo polenave. Për ta shmangur ju mund të merrni një sprai për hundën.

4.Kruajtje

Vetëm 3 minuta pasi keni  filluar të vraponi, ju do të ndjeni kruajtje thuajse në të gjithë trupin. Në disa raste kjo vjen si pasojë e lëkurës të thatë e cila reagon ndaj ngrohjes sëmuskujve apo arterieve tuaja. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, thjesht bëni një dush pas vrapit apo përdorni një krem hidratues.

5.Nevoja për të shkuar në tualet

Ndonjëherë,sidomos kur jeni në një garë të madhe iu lind nevoja urgjente për të shkuar në tualet.Çdo herë që kosumoni sheqer të tepërt ju rrezikoni shëndetin.Duhet të konsumoni banane,oriz dhe ushqime që ju japin energji.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :