Takimi Rama-Basha/ Nuk ka marrëveshje për “drejtësinë”, tre opsionet pas dështimit

 

basha me shoqerusit

 

Basha: U refuzuan “vendet e rezervuara”, modeli i Venecias që shmang kapjen politike

 

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi dje pas takimit me kryeministrin Rama se mazhoranca refuzoi propozimin kryesor për reformën në drejtësi, i cili sipas tij lidhet me modelin që siguron shmangien e kapjes politike. Sipas kryedemokratit shumica nuk kishte argumente për propozimet e opozitës lidhur me formulën e vendeve të rezervuara në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Nga ana tjetër, kreu demokrat i dha përgjigje edhe deklaratës së mëparshme të kryeministrit që foli për dërgimin draftit në Parlament, duke pohuar se një paketë pa opozitën do të dështojë.

 

Fjala e kreut të PD-së pas takimit

 

Erdha sot në këtë takim me përfaqësuesit më të lartë të mazhorancës, me vullnetin për të kërkuar dhe ofruar zgjidhje, zgjidhje që do t’i japin shqiptarëve një drejtësi që lufton dhe nuk mbron krimin e organizuar. Partia Demokratike ka pasur vetëm një kusht që prej ditës së parë: mos kapjen politike të sistemit të drejtësisë. Kapja politike është korrupsioni i gjithë korrupsionit, është baza e çdo të keqeje. Një drejtësi e cila bëhet palë me të fortin, me të pasurin, me kriminelin, me të korruptuarin, është drama e përditshme, por është padyshim jo shkak por pasojë e korrupsionit politik. Nëse politika nuk do t’i mbronte shullazët, kokëdhimët, habilajt, etj me shokë me domenet e tyre respektive të aktivitetit të tyre kriminal apo të korrupsionit që vjedh miliona euro çdo javë nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë, pa dyshim që drejtësia do të vepronte.

Të gjithë e mbanin mend se si në shtator të vitit të shkuar, Partia Socialiste dërgoi në Venecia një draft që parashikonte kapjen totale të sistemit të drejtësisë, me organe të cilat me ligj duhet të hetonin korrupsionin e zyrtarëve, dhe po me ligj ishin në hyqmin e zyrtarëve që duhet të hetonin siç ishte byroja kombëtare e hetimit, e parashikuar të ndodhej nën sqetullën e ministrit të Brendshëm. Opozita dha kontributin e saj dhe fal qëndrimeve tona në dhjetor të vitit të kaluar, Venecia e çmontoi këtë projekt të kapjes politike dhe i hapin dritën një debati politik, duke i dhënë të drejtë opozitës për qëndrimet që paraqiti kundër luftës ndaj korrupsionit dhe mos kapjes së sistemit. Për fat të keq, javët e para të janarit u harxhuan me një përjashtim të dytë të opozitës nga tryeza e bisedimeve dhe si rezultat një draft i dytë i njëanshëm u dërgua në Venecia, pas së cilët Venecia reagoi duke sjellë vërejtjet e saj. Opozita veproi si garante e Kushtetutës dhe drejtësisë.

Pas dy dështimesh në sytë e shqiptarëve që mazhoranca të merrte përgjegjësitë e saj për sa i përket aspekteve të arkitekturës dhe vendimmarrjes, aspekte që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe me mos kapjen politike. Nga njëra anë, mazhoranca dhe opozita u dakordësuan në parim për instrumentet e luftës kundër korrupsionit dhe opozita hoqi mundësinë e kapjes së këtyre institucioneve, në dy muajt e fundit, mazhoranca ka hequr mundësinë e një kompromisi siç e kërkon edhe Venecia për arkitekturën e sistemit, për vendimmarrjen e sistemit. Kjo ka sjell një ndërhyrje të tretë të faktorit ndërkombëtar, e cila kërkon konsensusin midis palëve.

Që prej muajit shkurt, PD ka pranuar versionin e vendeve të rezervuara, të propozuara nga OPTAD. Ky paragraf pamundëson në ekstrem kapjen e sistemit të drejtësisë. Me sigurisë, kryeministri ka shprehur para jush se është Partia Demokratike ajo që pengon reformën në drejtësi. Sot ne prezantuam pozicionin tonë për vendet e rezervuara. Kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij nuk patën asnjë element thelbësor kundër këtij propozimi që është ndërkombëtar dhe që funksionon në Kroaci dhe në Maltë dhe është sanksionuar nga Komisioni i Venecias. Nuk ju pëlqen! Ky nuk është argument, është kapriço. Kjo është sot çështja që ndan palët. Opozita  vjen me një model që ka ofruar Komisioni i Venecias, modelin e vendeve të rezervuara, që nga njëra anë garanton mos kapjen politike dhe nga ana tjetër nxjerr para shqiptarëve përgjegjshmërinë politike të atyre që marrin vendimet.

E kundërta është një kapje politike e sistemit dhe akoma më keq kur nuk duken duart e kapësit. Kam keqardhjen e madhe që pas tre orësh diskutimesh, pala tjetër erdhi në këtë tryezë me konkluzione të përgatitura, me një fjalim të përgatitur, pra jo për të kërkuar zgjidhje, por për të kërkuar alibitë se nuk mund të ketë reformë në drejtësi. Kjo është një lojë e vjetër shqiptare dhe shpesh është pikënisje e politikave të shtrembra këtu e 25 vjet. Ne demonstruam vullnetin e mirë në këtë tavolinë, jo për lojën, por për rregullat e lojës. Rregullat e lojës me reformën në drejtësi, nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë ato që garantojnë kapjen politike. Rrugëdalja që kemi ofruar është sanksionuar nga Komisioni i Venecias. Mazhoranca nuk ka argumente për mos pranimin e kësaj rrugëdaljeje. Ndaj, dhe vetëm ajoo mbart përgjegjësinë e abortimit në çastin e fundit të një kompromisi të mundshëm që mund t’i jepte shqiptarëve një drejtësi të pa korruptuar që ndëshkon dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin qeveritar në nivele të larta.

Çdo akt unilateral i dërgimit në Parlament të një pakete të pa rakorduar me opozitën, do të takohet me dështimin e sigurt. Çdo dështim me votimin në Parlament i kësaj pakete do të thotë shtyrje të reformës në drejtësi. Në këtë moment, si kryetar i opozitës jam i gatshëm të ndaj përpara qytetarëve shqiptarë se ky ka qenë qëllimi i mazhorancës prej fillimit. Ju kemi thënë shqiptarëve se kemi dyshime të mëdha se qeveria aktuale është e gatshme të krijojë një drejtësi të pa korruptuar. Sot mund t’ju them se kam prekur nga afër këtë pa gatishmëri për t’i dhënë Shqipërisë një drejtësi që nuk lufton korrupsionin. Nuk mund të them se jam i shkurajuar dhe erdhën këtu tërësisht të përgatitur se përballë kishim përfaqësuesit dhe mishërimin e gjithçkaje përgjegjëse të Shqipërisë së sotme dhe si të tillë gati për çdo alibi. Faktori ndërkombëtar dhe shqiptarët duhet ta dinë se nuk mbështesim dhe nuk duam asgjë më shumë se sa atë kanë propozuar ekspertët e OPDAT dhe Venecia që prej muajit shkurt. Nuk pranojmë dhe nuk do të pranojmë kurrë më pak se sa moskapja politike e sistemit të drejtësisë. Ky është qëndrimi im, ky është qëndrimi ynë.

Alternativat për reformën në drejtësi nisin nga rinegocimin e partnerëve tek zgjedhjet e parakohshme

 

Gëzim Saliu

 

 

Kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Kështu mund ta cilësojmë tryezën e djeshme në pallatin e Kongreseve me protagonist kryesor kreun e qeverisë Edi Rama dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Takimi i parë mes dy krerëve kryesorë të partive politike nuk solli asnjë rezultat pasi palët mbajtën qëndrimet e tyre të mëparshme, duke mos i dhënë zgjidhje pikave kyçe të reformës në drejtësi. Propozimi i demokratëve për “vendet e rezervuara” mori JO-në e kryeministrit Rama, i cili nga ana tjetër në përfundim të takimit paralajmëroi se drafti do të shkojë që këtë javë në Kuvend. Pavarësisht misterit brenda kësaj deklarate të kryeministrit, e cili shkon deri tek “tregu i votave”, ajo që mbetet në fund është mungesa e konsensusit. Megjithëse takimi ishte cilësuar si një ndër etapat kulminante që do të mund ti jepte zgjidhje atyre që cilësohen si çështje politike të draftit të reformës, palët treguan edhe një herë se janë ende larg marrëveshjes.

 

rama, basha

 

Takimi

 

Interesi i medias, aktorëve politikë e më gjerë publikut për takimin e djeshëm mes kryeministrit të vendit dhe kreut të opozitës ishte i legjitimuar. Së pari ky interes vinte pasi ai i djeshmi ishte takimi i parë zyrtar mes dy krerëve  të partive kryesorë politikë në vend, ku Basha dhe Rama u përballën sy më sy me argumentet e tyre pas qindra betejash që prej 2013-ës të bëra indirekt. Së dyti, ky takim kishte interes të gjerë pikërisht prej çështjes që ishte vendosur në qendër të tryezës, pasi reforma në drejtësi është cilësuar si prioritare për ecurinë e vendit drejt integrimit evropian. Por përtej interesit të gjerë, ky takim nuk solli asgjë më shumë se sa tre orë diskutime pa asnjë rezultat përfundimtar. Por çfarë ndodhi në këto 3 orë dhe çfarë pritet pas këtij takimi?

I pari që u shfaq në shkallët e Pallatit të Kongreseve, në ish-godinën ku zhvillonte punimet KQZ-ja, ishte kryeministri Rama dhe shoqëruesit e tij në takim, kreu i komisionit të posaçëm Fatmir Xhafaj dhe deputeti i LSI-së Petrit Vasili. Rama ishte i përpiktë në orar dhe u shfaq i buzëqeshur përpara medias. Pas thuajse 8 minutash mbërriti në vendin e takimit edhe kreu i opozitës Lulzim Basha i cili shoqërohej nga kryetari i grupit të PD-së Edi Paloka dhe deputeti e njëkohësisht nënkryetari demokrat i komisionit të posaçëm Oerd Bylykbashi. Sapo mbërriti në sallën ku do të zhvillohej takimi, megjithëse kamerat ende nuk ishin futur brenda. Mësohet nga burimet se Rama dhe Basha i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit. Më pas palët i kanë rezervuar 5 minuta medias për të pasur një arkivë të këtij takimi në video e foto, pjesë e cila ishte ndoshta “suksesi” i vetëm i tij. Nga ky moment i cili përkoi me orën 17:20 e deri në 20:05 palët mbyllën dyert e tryezës për publikun për të diskutuar rreth propozimeve të tyre lidhur me reformën në sistemin gjyqësor. Burimet pranë palëve bën të ditur se diskutimi me dyer të mbyllura nuk ka pasur tone të larta, porse palët i kanë qëndruar deri në ekstrem qëndrimeve të tyre të mëparshme. Mësohet se Rama ka vënë theksin tek drafti i dakordësuar edhe me ndërkombëtarët, duke refuzuar kategorikisht propozimin për “vendet e rezervuara”. Por Basha ka vënë theksin pikërisht tek kjo pikë e cila sipas tij do jetë thelbësore për të shmangur kapjen politike të sistemit.

 

Opsionet

 

Përfundimi i takimit Rama-Basha pa asnjë rezultat lë në tavolinë ende disa opsione që mund të sjellin zgjidhje për reformën në drejtësi. I pari është ai që lidhet me vazhdueshmërinë negociatave, ku pritet sërish ri angazhimi i partnerëve ndërkombëtarë për të mundësuar zgjidhjen mes palëve. Duke parë që pikat e ndarjes mes mazhorancës dhe opozitës nuk janë të shumta, një ndërhyrje e ndërkombëtarëve me alternativa përkatëse mund të çojë  drejt një zgjidhjeje. Që sot është parashikuar një mbledhje e grupit parlamentar demokrat, ku pritet që Basha të informojë deputetët e tij lidhur me takimin me Ramën si edhe të vendoset për qëndrimin në vazhdim. Opsioni i dytë  lidhet me deklaratën që dha vetë kryeministri në përfundim të takimit me kreun e opozitës sipas së cilës që këtë javë drafti do shkojë në Kuvend megjithëse nuk ka dakordësinë e PD-së. Kjo deklaratë e cila nuk mori shpjegim të qartë nga kryeministri, më shumë orienton atë që cilësohet si “treg votash”. Kështu drafti aktual që ka mbështetjen e mazhorancës nuk pranohet nga opozita e ndërsa kalimi i reformës në drejtësi në Parlament kërkon një shumicë prej 93 votash. Aktualisht mazhoranca ka 87 vota e ndërsa nuk duhen lënë mënjanë këtu ato që mund të cilësohen si “jo-të” brenda së majtës. Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Nard Ndoka e Vangjel Dule janë ndër deputetët që mund të mos votojnë variantin e pranuar nga PS për shka të kundërshtive që kanë me politikën e ndjekur nga kryeministri Rama. Por duke i marrë të mirëqena të gjitha votat e mazhorancës, sërish numri i shumicës kushtetuese nuk arrihet dhe mundësia e votimit të reformës pa votat e opozitës bëhet realitet vetëm me “tregti votash”. Pak kohë më parë ish-kryeministri Berisha foli lidhur me një skenar të tillë nga kryeministri Rama, i cili sipas tij do të tërheqë disa nga deputetët e opozitës rreth tij për të votuar reformën në drejtësi. Vetë kreu i qeverisë nuk e sqaroi se çfarë nënkuptonte me dërgimin e drafti në Parlament edhe pse nuk ka mbështetjen e opozitës. Ndërkohë si skenar i fundit mbetet ai që është cilësuar nga vetë kryeministri si “skenari C”, pra zgjedhjet e parakohshme. Mundësia e dështimit të reformës në drejtësi është jo e paktë duket marrë parasysh qëndrimet aktuale të palëve si edhe mungesën e zgjidhjes me takimin e djeshëm. Në këto kushte, duke ju referuar deklaratave të përfaqësuesve të lartë të PS-së, nëse vendi do dështojë me miratimin e reformës brenda këtij sesioni, atëherë do të shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme. “Nesër (sot) në mëngjes drafti nis rrugën në sallën e kryesisë. Sesa do të rrijë në komisionin e posaçëm dhe sesa i duhet për të ardh në parlament unë nuk e di. Plani b është ky që ka hyrë në veprim që drafti do vijojë rrugën drejt votimit. Ka ende kohë për Planin C”, tha Rama mbrëmë në intervistën në top story.

 

 

Fjalimi i parapërgatitur

Rama: PD nuk e do reformën në drejtësi, këtë javë e çojmë në Parlament

 

Duke njoftuar dështimin e tryezës së djeshme, shefi i mazhorancës, Edi Rama, tha se është opozita ajo që nuk do reformën në drejtësi. Në fjalimin e tij, i cili ishte i parapërgatitur Rama paralajmëroi dërgimin e draftit menjëherë në Kuvend, pavarësisht qëndrimit që do të mbajë Partia Demokratike me votat e saj.  Sipas tij, pretendimet e PD për vendet e rezervuara në KLGJ e KLP, synojnë zvarritjen e reformës.

 

Fjala e kryeministrit pas takimit

 

Ne ishim mikpritësit por ishte dëshira e miqve të dilja përpara që nuk është shumë e natyrshme që mikpritësi të lërë mikun brenda. Më vjen sinqerisht keq që nuk arritëm të bindim PD për të votuar së bashku draftin e shkruar bashkarisht me partnerët tanë strategjik të reformës në drejtësi, por më vjen mirë tu them gjithë shqiptarëve që i bëra të gjitha përpjekjet e mundshme, i bëmë gjithë përpjekjet e mundshme, për tu dhënë kundërshtarëve politikë një mundësi reale kompromisi, pa cenuar përmbajtjen thelbësore të kësaj reforme. Dhe me përpjekje të mundshme nuk kam parasysh vetëm këto orë që kaluam sot me një diskutim të hapur dhe të drejtpërdrejtë, por kam parasysh një vit e gjysmë proçes. Drafti që kishim në tryezën e diskutimit ishte ai i diskutuar në Komisionin e Posaçëm të reformës në drejtësi i shoqëruar me një plan disa pikësh që u ofrua nga ekspertët amerikanë dhe europianë për të lehtësuar afrimin mes palëve. Ne e kishim pranuar 100% këtë plan ku përfshihej dhe shumica e cilësuar e dy të tretave që është kërkuar pa pushim nga PD pas leximit të parë të raportit të Venecias.

Për habinë e shumë kujt ndoshta, por jo timin, PD e refuzoi këtë ofertë që e barazon shumicën dhe opozitën në përzgjedhjen me votë të kandidatëve për pozicione të caktuara në sistemin gjyqësor. Unë nuk u habita sepse nuk hyj tek ata që mendojnë se PD e do reformën e drejtësisë, por pikërisht sepse kam menduar kështu që ditën e parë, kam qenë jashtëzakonisht më i duruar se herë tjetër dhe kam kërkuar nga të gjithë durimin më të madh. Të njëjtën gjë ka bërë dhe aleati ynë në qeveri, madje duke predikuar në infinit nevojën për konsensus. Nuk kemi dashur ti lëmë shteg PD për asnjë lloj justifikimi as në sytë e shqiptarëve dhe as komunitetit ndërkombëtar. PD nuk ka lënë gur pa luajtur, marifet pa përdorur, justifikim pa nxjerrë për ta zvarritur këtë reformë dhe për të ndryshuar thelbin e saj. Por sonte dhe mbrapa, PD nuk mund ti tregojë dot as shqiptarëve, as Brukselit, as Uashingtonit, as edhe një arsye të vetme që mund të justifikojë mosvotimin e reformës në drejtësi. Natyrisht mund të tregojë arsyet e saj të rradhës, pr jam i bindur se tanimë çfarëdo të thotë, ato që thotë do të duhet ti besojë vetëm vetë. Unë thashë që mendoj se PD nuk e do reformën në drejtësi, çka sot besoj që nuk ka njeri jashtë oborrit të PD që ta mendojë ndryshe, por kjo sipas meje nuk do të thotë akoma që PD nuk do ta votojë reformën në drejtësi. Ne nuk do ta presim më PD. Do të vazhdojmë në rrugën e vetme që kemi. Por deri ditën e votës në Parlament ka plot orë dhe jo pak ditë që demokratët të mos e humbasin bashkë me këtë tren të historisë edhe krejt fytyrën e tyre.

Unë i siguroj që nëse ata do të duan të flasin me ne përsëri, që tani, në nivel ekspertësh për të shfrytëzuar kohën nga sonte deri tek dita e votimit në Parlament ne jemi gati. Jemi gati të dëgjojmë çdo ide, propozim, kërkesë të tyre që nuk e cënon thelbësisht përmbajtjen e draftit të reformës dhe që nuk përbën një përpjekje për të mbajtur duart brenda sistemit të drejtësisë. Drafti në fjalë nuk është i përsosur dhe nuk është i shkruar në gur, ai është i përmirësueshëm padyshim por në asnjë mënyrë i përkeqësueshëm për llogari të partive, kastave, individëve që i tremben kësaj reforme apo thjesht parapëlqejnë gjykatat e sotme në vend të atyre që i duhen Shqipërisë së gjeneratës tjetër. Për çdo përmirësim ne jemi të hapur, për çdo përmirësim ne jemi gati deri në sekondën e fundit. Asnjë përkeqësim nuk mund ta lejojmë dhe asnjë sekondë tjetër nuk do të presim.Pas këtij takimi reforma do të niset drejt e në sallën e Parlamentit. Duam që çdo prokuror dhe gjykatës që do të dojë të vazhdojë të punojë në sistem të kalojë në një sitë të imët të kontrollit të pasurisë, cilësisë së karrierës së deritanishme, të aftësisë profesionale dhe morale për të përballuar detyrën. I gjithë ky proçes radiografimi personal, person për person, të bëhet nën monitorim ndërkombëtar. Kjo reformë, ky draft e garanton këtë. Ne duam që ngrehina aktuale e sistemit të drejtësisë duke filluar nga KLD të shembet përtokë dhe të ndërtohet një ngrehinë e re banorët e së cilës nga i pari tek i fundit do të hynë brenda saj në pozicionet përkatëse pasi të kenë dalë pa asnjë njollë në radiografinë profesionale dhe të jenë përzgjedhur në një rrugë që politika nuk e bllokon dot. Kjo reformë e garanton këtë sepse krijon mekanizma zhbllokues të vetë sistemit në rast të çdo bllokimi politik.

Ne duam që partitë të mos e shqyejnë sistemin për interesat e tyre dhe as të mos e ngjyrosin ngrehinën e tij sipas ngjyrës së shumicës qeverisëse të rradhës apo sipas harmonisë së ngjyrave mes shumicës dhe pakicës të lidhura në mëkat. Duam një sistem që ti japë fundit pandëshkueshmërisë së të gjitha llojeve të të fortëve, nga ata që ulërijnë në lartësinë e politikës tek ata që bubërrojnë në nëndheun e krimit. Kjo reformë e garanton këtë dhe shumica e nevojshme prej 2/3, 94 vota, aq sa duhen për të ndryshuar Kushtetutën e Republikës, në dispozicon të këtij proçesi për tu dhënë mundësi partive të thonë fjalën e tyre për kandidaturat që shkojnë në Parlament, por ama të mos e vënë dot veton e tyre për të kontrolluar politikisht drejtësinë, e blindon këtë. Ja pse kjo reformë mbështetet plotësisht nga SHBA, BE dhe koalicioni ynë qeverisës dhe ja pse kjo reformë i hap Shqipërisë dyert e negociatave për anëtarësim në BE dhe meriton mbështetjen e të gjithë popullit shqiptar pa dallim feje, krahine dhe ideje.Partie jo e jo.

 

Takimet historike politike, ja ku u arrit marrëveshje dhe ku u dështua

 

Ambrozia Meta

 

 

Takimi i djeshëm i shumëpërfolur mes kryeministrit Edi Rama dhe Liderit të opozitës Lulzim Basha në një tryezë, për të vendosur rreth fatit të reformës në drejtësi, nuk solli rezultat. Pas apelit të vazhdueshëm të ndërkombëtarëve dhe lobimit sistematik të ambasadorës së Bashkimit Europian Romana Vlahutin dhe ambasadorit amerikan Donald Lu,  3 orë diskutime nuk mjaftuan për të vendosur dakortësinë për të vetmen pikë të ngelur pezull, vendet e rezervuara. Ishte parashikuar edhe më herët që takimi do të kishte të njëjtëin fat  të ”darkës së fundit” në Strasburg mes kryeministrit të asaj kohe Sali Berishës dhe Ramës, në atë kohë kryetar i opozitës. Ishte 20 maj i 2010 kur Rama dhe Berisha u takuan në hotel Krokodil, me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të gjetur konsesus pas një bojkoti të stërgjatur dhe një sërë protestash në lidhje me hapjen e kutive. Megjithëse takimi zgjati për rreth 5 orë, palët nuk arritën dakortësinë. 6 vite më vonë, në Pallatin e Kongreseve darka e Strasburgut u përsërit përsëri. Pas 3 ore mbledhjesh opozita dhe mazhoranca nuk e bënë kilometrin e fundit, të kërkuar nga ndërkombëtarët me aq ngul për të miratuar  reformën në drejtësi.

 

Takimet që sollën rezultat

 

Në vitin 2008, kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës në atë kohë Edi Rama u takuan për të vendosur ndryshimet në kodin zgjedhor. Takimi ishte i frytshëm. Palët vendosën të kthejnë listat e mbyllura, një sistem që ka funksionuar deri më sot. Një tjetër takim i rëndësishëm ka qënë ai i Sali Berishës dhe Fatos Nanos në vitin 2002. Dy kundërshtarët politikë u takuan tetorin e atij viti në zyrën e ish presidentit Alfred Moisiu. Në qendër të bisedës mes dy liderëve të pluralizmit ishte  edhe në atë periudhë sistemi zgjedhor, ndërkohë që edhe në këtë takim u nevojit asistenca e diplomatëve të huaj, ambasadorët e OSBE  dhe Këshillit të Europës, Geert Ahrens dhe Jorgen Grunet. Takimi  Nano – Berisha shërbeu për të organizuar një sërë institucionesh dhe ndikoi në ecurinë e zgjehdjeve të ardhshme. Biseda e viit 2002 mes tyre shënoi ndarjen përfundimtarë të Ilir Metës nga partia Socialiste, për të krijuar atë që më vonë do të ishte forca e tretë politike në vend, disa vite më vonë, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ndërkohë 18 vite më parë një takim  rëndësishëm që solli uljen e tensioneve politike ishte ai mes kryeministrit aktual të asaj kohe, Pandeli Majko dhe liderit të opozitës, Sali Berisha. Takimi i organizuar nga student të dhjetorit uli tensionet pas akuzave të opozitës, që qeveria ishte e përfshirë në vrasjet e Azem Hajdarit. Majko i shoqëruar nga zëvendës/ kryeminsitri i asaj kohe, Ilir Meta dhe Sali Berisha I shoqëruar nga deputeti demokrat Genc Pollo u ulën në një tryezë që shërbeu për të ulur gjakrat mes opozitës dhe mazhorancës, pavarësisht që kjo tryezë u mblodh për të diskutuar rreth situatës së luftës në Kosovë.

 

 

Propozimi i PD – së

“Vendet e rezervuara”, pika që mban peng konsensusin mes palëve

 

Demokratët këmbëngulin për modelin e “vendeve të rezervuara”, si alternative  e vetme për të siguruar moskapjen politike dhe përqaqësimine  opozitës në organet kolegjiale

 

 

Mosdakortësitë mes palëve politike në Shqipëri për të miratuar përfundimisht reformën në drejtësi, tashmë janë ngushtuar vetëm në një pikë, “vendet e rezervuara”. Socialistët nuk ranë dakort me  “Vendet e rezervuara”, propozim i demokratëve, i rekomanduar nga Komsioni iVenecias. Midis dy modeleve që ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT i sygjeruan palëve politike si alternativë për të evituar votimin me 3/ 5  ishte ai i “votës së transferueshme” dhe “Vendeve të rezervuara”, alternativë që u propzua nga demokratët si  më efikase në moskapjen politike të drejtësisë.  Lideri demokrat Lulzim Basha e përcaktoi si mënyrën më të mirë për moskapjen e sistemit, duke deklaruar se këto alternnativë kanë zgjedhur edhe vende si Malta dhe Kroacia. Në draftin e hartuar nga Komsioni I Venecias kjo alternative cilësohet si një zgjidhje brenda standarteve europiane, ndërkohë që shmang ngërçin që sjellin shumicat e cilësuara, për të emëruar anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe Kolegjin e Posacëm të Kualifikimit në Gjykatën Kushtetuese. “Vendet  e Rezervuara” sjellin përfaqësim propocional të mazhorancës por edhe të opozitës në organet e gjyqësorit sepse më anë të kësaj alternative anëtarët e KLGJ, KLP, KPK dhe Kolegjit të Posacëm do të zgjidhen në mnëyrë të barabartë nga lista  e kandidatëve që do paraqesin të dyja palët. Me këtë sistem grupet parlamentare çojnë në Kuvend listën e kandidatëve , ndërkohë që parlamenti duhet të përzgjedhë në mënyrë të barabartë anëtarët nga çdo listë e paraqitur. Kjo alternativë sjell moskapjen politike, sepse duke qenë të përfaqësuar në mënyrë të barabrtë, as mazhoranca, as opozita nuk ka mundësinë të kontrollojë organet e sisitemit të drejtësisë. Modeli I vendeve të rezervuara që mbështet nga opozita, synon balancimin e pushteteve duke qënë se ka kontroll të ndërsjelltë dhe të barabartë nga anëtarët e dy kaheve politike. Me hërët ishte Komsioni i Venecias që kërkoi që opozita të përfaqësohej në organet e sisitemit të drejtësisë, një propozim që palët mund ta zgjedhin nëse nuk pranojnë shumicën e cilësuar, por vendosjen e një modeli që i jep edhe opozitës një rol organet kolegjiale. Ndërkaq Kroacia e ka pëerzgjedhur modelin e “vendeve të rezervuara në prag të  negociatave për të hyrë në Bashkimin europian, një  situatë të cilën po e kalon edhe tani Shqipëria.

 

 

berishaaaaaaaaa 34

 

Berisha: Rama shndërroi takimin bilateral në trelateral

 

Ish-kryeministri Berisha komentoi dje në rrjetin social Facebook detajet e takimit Rama-Basha, duke akuzuar pasardhësin e tij se shkeli protokollin e këtyre takimeve. “Rama shndërron takimin bilateral në trilateral?! Të dashur miq, takimin e thirrur si bilateral ‘PD – PS’, Edi Rama e ktheu në takim trilateral duke shkelur rëndë protokollin e takimeve të kësaj natyre”, shkruante Berisha. Ish-kryeministri ngriti disa pikëpyetje për praninë e Vasilit në këtë takim. “Mundet që Meta i ka nxjerrë Ramës kartonin e kuq për koalicionin. Mundet që Rama bëri këtë se do të ndajë me Metën bllokimin e reformës, ose Meta e ka detyruar të ndajë me të suksesin!?”, shkruan ai. Më tej ai bëri të ditur se,: “Basha ka përpara dy bashkëkryetarë të aleancës të vëllezërve armiq, të pasigurtë me njëri-tjetrin, por të pasigurt me veten e tyre!”. Në fund, Berisha uroi që të arrihet një marrëveshje të ndershme në interesin më të mirë të shqiptarëve.

 

 

 

 

 

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Çështja ‘Partizani’, avokati Cakrani: Balla një kallëzues i rremë, gjyqi më qesharak në histori Avokati Kujtim Cakrani i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e ka cilësuar procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, si “më qesharakun që mund të ketë ndodhur ndonjëherë” dhe ka lëshuar sulme direkte ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe SPAK-ut. Në qendër të argumentit të avokatit ishte absurditeti, sipas tij, i padisë. “Të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. T’i thuash pronarit pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar,” deklaroi ai, duke e quajtur situatën një farsë. Ai argumentoi se pronari legjitim ka zhvilluar tokën e tij dhe nuk ia ka vjedhur atë askujt, as shtetit e as ndonjë pronari tjetër. Sipas tij, kjo logjikë ndjekjeje penale vjen nga një mentalitet që nuk e kupton konceptin e pronës private, duke e sulmuar ashpër Taulant Ballën. “Një plebe, një skllav i lindur, nuk e kupton dot pronarin privat. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar,” u shpreh avokati. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, avokati e akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën si një “kallëzues i rremë”, duke pretenduar se denoncimi nuk është bërë realisht prej tij, por nga qarqe të tjera që e përdorin atë. “Taulanti është kallëzues i rremë. Balla nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej në gjykatë pyetjeve që lidheshin me vetë kallëzimin që kishte firmosur. E gjithë kjo, sipas tij, është një manovër politike që ka si qëllim të vetëm përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështje, duke shfrytëzuar një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së tij, i cili, sipas avokatit, u ka kthyer pronat mijëra pronarëve legjitimë. Flavio Qarri: Komentet e Taulant Ballës, pyetjet që ju bën, i kemi lexuar të gjithë besoj. Të fillojmë nga Cakrani meqë e ka ekspertizë këtë pjesë… Kujtim Cakrani: Flavio, shiko, ai është gjyqi më qesharak që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jo në Shqipëri, por edhe në Evropë. Tani, të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. Pra, t’i thuash pronarit, pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar. Supozojmë, ai e ka marrë tokën e tij. E ka marrë dhe e ka zhvilluar tokën. Kë tokë ka marrë ai? Ja ka vjedhur dikujt tokën, i ka vjedhur shtetit tokën? I ka vjedhur ndonjë pronari tjetër tokën? Ore, e kupton sa qesharake është? Ai atje ka investuar. Ti çfarë i thua, pse ke investuar në tokën tënde Ore, e kupton çfarë nivelesh ka arritur apo jo? Po një, plebe, një skllav i lindur nga malet e Librazhdit, si Taulant Balla nuk e kupton dot pronarin privat Flavio. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar. As ajo, mbesa e Beqirit. Nuk e kupton dot çfarë do të thotë pronar. Se kur vjen nga skllavëria, nga plebeu, nuk e kupton dot dhe Taulant Balla, është tipiku i plebeut skllav. Nuk e kupton dot. Flavio Qarri: Po si e komentoni atëherë sjelljen arrogante jashtë dhe atë sjelljen e çuditshme brenda? Kujtim Cakrani: Ore, ma ke marrë tokën 75 vite, ma more tokën 80 vite, më paguaj qiranë o vëlla ti. Më ke rrëmbyer tokën në 45-ën, më ke nxjerrë jashtë, më ke shkatërruar familjen, më ke shkatërruar çdo gjë të shenjtë dhe të shtrenjtë të jetës time. Më ke marrë tokën, unë po marr tokën time. Ku është këtu problemi që kjo çështje duhet të kalojë, në ndjekje penale. Ku është mo vëlla? Nga ai ligji i Sali Berishës kam fituar edhe unë. I bie që unë kam korruptuar Sali Berishën? Unë kam korruptuar Këshillin e Ministrave? Unë e kam përfituar, familja ime dhe shyqyr që u bë ai ligj. Shyqyr që përfitojnë pronarët, kanë përfituar mijëra, mijëra pronarë. Nga ai ligj. Ja, unë ky që po flet këtu, i bie që unë duhet të hetoj SPAK-un se unë kam korruptuar Sali Berishën… Flavio Qarri: E kuptoj, ishte pyetje juridike avokat për komentet e Taulant Ballës. Si i vlerësoni ato? Flas për përgjigjet që i dha brenda. Kujtim Cakrani: Taulanti është kallëzues i rremë vëlla. Taulanti nuk ia ka bërë kallëzimin Taulantit. Duhet të kuptoni diçka. As për zotin Meta nuk e ka bërë kallëzimin ata. Kallëzimet janë bërë diku tjetër, e kupton? Taulanti është kallëzues i rremë. Taulanti nuk u përgjigj dot asnjë pyetje, nga ato që ai kishte shkruajtur vetë në kallëzimin penal. Dhe unë të isha si Malltezi sot do merrja të zbardhur transkriptin e e gjykatës së sotme do t’i bëja kallëzim penal atij individi, atij palaço. E kuptoni apo jo? Sepse këta krijojnë urrejtje, alimentojnë urrejtje sot akoma ndaj pronarëve legjitimë. E kupton apo jo? Kjo është e pafalshme, është e papranueshme. Taulant Balla dje nuk ka thënë asgjë nga ato që kishte në kallëzim. Madje mori kallëzimin do lexonte kallëzimin se s’dinte çfarë kishte shkruajtur. Sepse ai, ai nuk e ka bërë vetë dhe ai nuk ka ditur çfarë ka bërë. Ajo ka qenë, ajo çështje kur është kallëzuar, është kallëzuar për shpërdorim detyre. Dhe ajo është kallëzuar për Jamarbër Malltezin, jo për Sali Berishën. Po mua, si ka mundësi që ti, prokuroria e posaçme hetoi Jamarbër Malltezin pa emër deri, dy javë para se të nxirrte, të kërkonte masën e arrestit. Dhe ndërkohë pse duhet ta hetonte ajo dhe jo prokuroria e Tiranës? Që këtu ka lindur gjithë, kleçka juridike. Nëse dikush, nëse unë çoj një kallëzim penal për një individ që nuk ka lidhje fare me, pushtetin e kështu me radhë, në kuptimin që nuk e lidh gjë. S’ka pasur funksione publike e kështu me radhë, përse duhet ta hetojë SPAK-u? Po ajo kishte një qëllim prapavijë, sepse duhej patjetër të involvohej, të përfshihej zoti Berisha. Kjo është e vërteta. Është te zoti Meta që i kanë hetuar vjehrrën e zotit Meta, si ka marrë tokën në 91-shin, kanë thirrur dhe komisionin e tokës të 91-shit, si ka marrë tokën zonja, ajo ish-vjehrra e zotit Meta, e kupton çfarë bëjnë këta more o ti? E kupton çfarë kapërcimesh juridike bëjnë këta apo jo? Kjo është e tmerrshme me këta sepse, sepse këta nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre o Flavio. Ky është, problemi i kësaj. Nuk mbahet përgjegjësi për veprimet e tyre kur ju prishet nesër në gjykatën e Strasburgut. Po sa vendime kemi ne që na ka prishur gjykata e Strasburgut…