Shefi i Krimeve në Policinë e Kukësit është pezulluar nga detyra. Një ditë më parë Albion Gjetani u drejtoi pistoletën e mbushur një grupi protestuesisht që kërkuan të bllokojnë Rrugën e Kombit. Ai i ofendoi dhe i keqtrajtoi disa nga protestuesit. U filmua edhe duke qëlluar me grushta organizatorin e protestës, pasi e kishte prangosur dhe e kishte futur në makinën e policisë. Veprimet e tij skandaloze shkaktuan një reagim të fortë të opinionit publik. I gjendur përballë kësaj situate, Ministria e Brendshme sqaroi mbrëmë me anë të një komunikate se ai kishte reaguar pasi disa protestues kishin tentuar t’i merrnin pistoletën. Ndërsa sot, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i vënë nën akuzë nga opozita se po mbronte të afërmit e tij në policinë e Kukësit, njoftoi pezullimin e tij dhe u detyrua të pranojë se pjesëmarrja me armë në një tubim është e paligjshme.
Ja çfarë shkruan Tahiri në faqen e tij në Facebook:
Pavaresisht se protesta e disa qytetareve ne Kukes ishte e paligjshme dhe e dhunshme, punonjesi i Policise se Shtetit eshte pezulluar deri ne hetimin e plote te ligjshmerise se veprimeve dhe zbatimit te procedurave te parashikuara.
Pjesemarrja me arme ne nje tubim, eshte e paligjshme. Ashtu sic eshte teresisht e papranueshme sjellja e punonjesve te policise qe tejkalojne ligjin per ti bere balle paligjshmerise se cilitdo.
Detyrimi i punonjesve te policise per te respektuar ligjin, eshte me i madh se liria qe cdo qytetar mund ti jape vetes per te shkelur ligjin.
Hatimi disiplinor i Policise se Shtetit, Sherbimi i Ankesave dhe Ceshtjeve te Brendshme dhe Drejtoria e Inspektimit prane Ministrit te Brendshem, do hetojne plotesisht kete rast, si dhe do rishikohen aktet dhe procedurat per zbatim ne rastet e tubimeve dhe masave policore.
Ashtu sic bebsoj, hetimet e Prokurorise do nxjerrin pergjegjesite perkatese, pa kursyer kerkend.




