Tabelat e plota / Çmimet e banesave në zonat e Tiranës dhe në qytete e tjerë

Çmimet më të lira në periferinë e Tiranës dhe në qytetet e vogla

Çmimet e banesave në zonat e TiranësNjë metër/katror në Tiranë kushton minimalisht 25 mijë lekë, ndërsa zona më e shtrenjtë vazhdon të jenë ish-Blloku. Sipas vendimit të qeverisë, çmimet mesatare për shitblerjen e banesave do të jenë sipas tabelave të mëposhtme, deri në shtator 2015. Që nga viti 2012-ta e deri tani, kostoja mesatare e ndërtimit të banesave ka pësuar vetëm rritje. Kostoja, që është llogaritur për sivjet në 39,482 lekë/m², për sipërfaqe shfrytëzimi, në vitin 2012 ishte fiksuar në vlerën e 36,427 lekë për metër katror. Zonat më të shtrenjta kanë vijuar të mbeten pjesa e ish-Bllokut dhe qendra e Tiranës, me një vlerë prej 190 mijë lekë metri/katror ndërkohë që krahasuar me një vit më parë ky çmim ka ardhur me ulje pasi sipas tabelës së 2013 vlera mesatare për një metër/katror në Bllok ishte 191 mijë lekë. Ndërkohë që, tendenca e uljes vihet re edhe për një sërë zonash të tjera të njohura në kryeqytet si është pjesa e bulevardit “Zogu I”. Zonat më të lira janë pjesa periferike afër Freskut dhe zona poshtë Unazës së Re, me një vlerë përkatësisht 60 mijë lekë dhe 65 mijë leke.

 

 

Studimi/ Bizneset nuk paguajnë punonjësit për trajnime

Shqipëria ka nivelin më të ulët të kostos të punës, që ndërmarrja paguan për një të punësuar. Kostot e punëdhënësit kryesisht shkon për paga dhe sigurimet shoqërore dhe farë pak ose aspak për trajnime dhe kualifikim të punonjësve. Kostoja orare mesatare për njësi pune me kohë të plotë në aktivitetet ekonomike “Industri, Ndërtim dhe Shërbime” është 2,2 euro në Shqipëri, disa herë më e ulët se vendet e rajonit. Të dhënat u bënë publike konference ku u prezantua “Anketa e Kostove të Punës” e realizuar nga INSTAT. Nga anketimi ka rezultuar se ndërmarrjet kërkojnë punonjës të kualifikuar, për të cilët janë të gatshëm të rrisin edhe pagat. Sipas publikimit, struktura e kostove të ndërmarrjeve jo-bujqësore me 10 të punësuar e më shumë për njësi pune me kohë të plotë ndahet në 82,4% e kostove shkon për paga, shpërblime dhe shtesa të tjera; 15,3% për kontributet e sigurimeve shoqërore; 1,96% për shpenzime të tjera si kosto e rekrutimit apo pagesa për veshje mbrojtëse për punonjësit dhe 0,4% e kostos totale vjetore shkon për trajnim profesional.

 

Share it :