Pas ndarjes me Harry Styles, këngëtarja Taylor Swift ka ende kujtime për të. Në një intervistë për “Elle Magazine”, 25-vjeçarja ka ndarë eksperiencën e saj me këngëtarin e “One Direction”, nga i cili ka ende kujtime të freskëta. Ajo rrëfen se lidhja me Harry Styles i ka dhënë asaj disa leksione për jetën dhe dashurinë. Këngëtarja e cila thyen rekordet për ndarjet e njëpasnjëshme, nuk ka preferuar të ndajë asgjë rreth thashethemeve se një romancë e re ka lindur mes saj dhe DJ, Calvin Harris. Ndonëse ata janë fotografuar duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, duket se romanca e tyre ka qënë shumë e shkurtër dhe asaj nuk i ka lënë një shije aspak të mirë.
I propozon të dashurës për martesë gjatë koncertit nga Ed Sheeran
Një propozim për martesë nga një çift në një nga shfaqjet live të Ed Sheeran, ka bërë që të preket dhe ky i fundit. Një skenë gjigande ishte perfekte për ti thënë “po” djalit që propozoi të dashurën e tij për martesë. Këto emocione pozitive duket se e kanë prekur Ed Sheeran, duke lënë për pak çaste performancën dhe duke i dhënë kohë çiftit. Kjo ka ndodhur në performancën e tij të fundit në Austin, Texas, ku njëri prej fansave të tij kishte vendosur që në skenë të propozonte për martesë partneren e tij.
Irritohet fansi, i hedh miell në fytyrë këngëtarit
Duket se Adam Levine nuk gëzon një mbështetje të madhe nga fansat, pasi teksa bëhej gati për të qënë i pranishëm në një emision, dikush i ka hedhur miell. Kjo gjë nuk është marrë me sportivitet nga ana e këngëtarit, i cili ka qëndruar në heshtje totale. Adam Levine është sulmuar nga një fans, teksa po shkonte në programin e Jimmy Kimmel, në Hollivud ditën e mërkurë. Lideri i grupit Maroon 5 ka ndaluar për të përshëndetur fansat që ndodheshin jashtë studios, kur dikush nga turma që ndodhej aty, ka hedhur në trupin e tij diçka të bardhë, që mendohet të ketë qenë miell. Lidhur me këtë gjest nga ana e fansit, ai është arrestuar menjëherë nga policia.
Turpërohet Madonna, minjtë shëtitin në shtëpi teksa ajo jep intervistë!
Gjersa Madonna, nga shtëpia e saj, mori pjesë në një video bisedim të emisionit “Romeo Saturday Night Online” dhe foli për tema të ndryshme, diçka ka ndodhur, ku videoja do të mbahet mend për një kohë shumë të gjatë. Këngëtarja amerikane në videon 20-minutëshe foli për Barack Obamën, Britney Spears dhe albumin e saj të ri. Duke hedhur disa fleta prapa saj, ajo nuk e ka vënë re “mysafirin e bezdisshëm”, i cili u shfaq dy herë. Kur ta shikoni me kujdes videon në minutat e 01:20 dhe në 09:55, ju do të shihni qartë – minjtë në anën e majtë të ekranit. Kjo video ka bërë gjiron e botës, e cila ka turpëruar ‘mbretëreshën’ e Pop muzikës
Shokon motra 17-vjeçare e Kimit: Po, marr drogë
Duket se familja e Kardashianëve janë të prirë për skandale e në veçanti kjo vlen për motrën më të vogël të superyllit të kësaj familje, Kim Kardashian. Kylie Jenner, motra më e vogël e Kimit, sërish ka rënë në vëmendjen e mediave. Një ditë pasi pranoi publikisht se ajo ka fryrë buzët, tash ajo në Snapchat për fansat e saj ka treguar se madje përdor drogë. Në një video ajo shfaqet e droguar duke pranuar se është në “ekstazë” me atë që aty pranë besohet të jetë i dashuri i saj, reperi Tyga. Kylie Jenner ngadalë po shndërrohet në anëtaren më kontraverse të familjes Kardashian, me skandale të njëpasnjëshme që po e shoqërojnë atë.
Jelena Karleusa akuzon Beyoncen: Provo ndonjëherë të jesh origjinale
Këngëtarja e njohur serbe Jelena Karleusa ka akuzuar Beyonce se i ka vjedhur look-un e saj prej disa kohësh. Ajo ka bërë disa krahasime me veshje ku këngëtarja ka veshur rrobat përpara shumë kohësh, dhe më vonë Beyonce i ka bërë ato të stilit të saj. “Quhet origjinalitet, duhet ta provosh ndonjëherë”, ka shkruar ajo në një foto të publikuar në Instagram duke iu drejtuar këngëtares amerikane.




