Superliga Shqiptare/ Tirana ruan hapin e Partizanit,Flamurtari zhgënjen ndaj Teutës

apolonia teutaBardehblutë kanë arritur të fitojnë ndaj Fierakve me lojë bindëse dhe me gola.

Partizani ka arritur të kthejë lojën në pjesën e dytë ndaj Laçianve duke marrë edhe një fitore ndaj një rivali direkt. 

Skënderbeu nuk i është dashur shumë punë për të mposhtur Elbasanin që nuk kishte fuqinë për të bërësuprizën. 

Teuta është rikthyer duke fituar ndaj vlonjatve që vërtetojnë edhe më shumë që po kalojnë një krizë.

Janë luajtur dje edhe ndeshjet e vlefshme tëjavë së 10 tëSuperligësShqiptare. Sfida mjaft interesante dhe përballje midis rivalve që tashmë janë në një fazë mjaft të rëndësishme për sa i përket garës në kampionat. Gola por edhe spekakël janë dhuruar nga ekipet e Superiores që tashmë kanë rritur edhe emocionin e përballjeve duke e parë që edhe diferencat janë të vogla.Partizani fiton 2-0 me Lacin dhe mban hapin e Tiranës në krye të klasifikimit. Të kuqtë shënuan dy gola brenda 4 minutave në fillim të pjesës së dytë, pas një pjesë të parë jo të mirë që u karakterizua nga lufta e fortë sportive në mesin e fushës. Sfida e “QemalStafa” nisi thuajse 10 minuta me vonesë për shkak të një problemi në sistemin e ndricimit. Organizatorët e garës pritën derisa cilësia e pamjes në fushë të ishte në parametrat normal. Në minutat e para Partizani e kishte shumë të vështirë për t’iu afruar portës së Lacit, madje ishin kurbinasit që në minutën e 9 në një aksion model tentuan zhbllokimin e rezultatit, por finalizimi i Sefës nga distanca u kontrollua lehtësisht nga Hoxha. Partizani arrin ta krijojë rastin e parë të rrezikshëm në të 28, me Fazlliun që nuk arrin të koordinohet në goditje me kokë pas një krosimi të saktë nga e majta e sulmit. Tentativa a Mazrekajt në të 33 shënon rastin e fundit të rrezikshëm të pjesën e parë. Fraksioni i dytë nis menjëherë me gol për Partizanin. Stefan Racic shkarkon të djathtën nga distanca, duke vënë në vështirësi portierin Vujadinovic, që nuk arrin ta kontrollojë topin, aty përfiton Emiljano Vila që e ka të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë. Në fakt pozicioni i Vilës në momentin e ekzekutimit të goditjes së lirë është i dyshimtë. 4 minuta më pas Racic, shfaqet sërish vendimtar për Partizanin me një depërtim nga e djathta, por në momentin e fundit pengohet në zonë nga Vujadinovic. Për gjyqtarin është 11-meërsh i pastër, ndërsa portieri malazez ndëshkohet vetëm me karton të verdhë. Goditjen nga pika e bardhe e merr përsipër Mazrekaj që e con rezultatin në 2-0. Nga ky moment Partizani tregohet më i kujdesshëm në fazën mbrojtëse, duke dalë me shpejtësi përpara nëpërmjet kundërsulmit. Një menaxhim i mirë i skuadrës sëDuros që shkon e sigurtë në ndeshjen ndaj Apolonisë.

 

Flamurtari në krizë mundet nga Tueta

Gjërat nuk shkojnë mirë për Flamurtarin. Disfata në Kukës dhe perfomrmanca ndaj durrsakve janë shenja që vlonjatët duhet tëbëjën shumë punë për të përfituar këto pikë të lënë dhe për të qenëpretendente. Teuta arriti të fitonte nënë “NikoDovana” pas një 90 minutëshi shumë të ndryshëm nga ai i Kukësit, teksa këtë herë dominoi pothuajse gjithë takimin, por nuk arriti të gjejë golin për shkak të një Rizvani në një ditë të shkëlqyer por dhe mungesës së fatit, që tashmë ëshë kthyer në një problem për ekipin e Gjokës. Vendosi një gol i brazilianit Rafael që në fillim, që me këto 3 pikë i dha frymëmarrjhe klasifikimit të durrsakëve. Pavarsisht pozicioneve diametralisht të kundërta në renditje, të dyja formacionet vinin në këtë përballje me një ecuri pothuajse të ngjashme, me Flamurtarin e Teutën që kishin marrë nga 3 pikë në katër javët e fundit. Vlonjatët, që fitoren e fundit në Superiore e kishin regjistruar më shumë se një muaj më parë, nuk e nisën mirë sfidën, teksa u ndëshkuan në të parin aksion te Tuetës në të 11-tën, me brazilianin Rafael, që i ndihmuar dhe nga shtylla kaloi përpara të tijtë. Disavantazhi zgjoi menjëherë reagimin e Flamurtarit që mori kontrollin mbi lojën por jo mbi shifrat, pasi Gelashvili nuk mund t’i ndryonte dot ato në të 14-tën, dhe për shkak të Hoxhës, që u tregua fantastik mbi vijën fatale. Mundësia ju paraqit në të 23-tën dhe Abilaliajt por me kokë goditi jashtë. miqtë kërkuan zgjidhjet dhe nga distanca, si në minutën e 30-të, me Likën por Rizvani reagoi mirë, ashtu sic bëri dhe pak sekonda më pas dhe ndaj Gjergji Muzakës. Në pushim u vajt me një tjetër rast të shpërdoruar nga Abilaliaj, që goditi me kokë drejt duarve të Rizvanit. Pjesa e dytë nisi me një pretendim për 11-metërsh të Flamurtarit teksa nga ndërhyrja ngeli idëmtuarGelashvili që doli jashtë lojës për tu çuar më pas në spital pasi kishte një dëmtim të rëndë. Flamurtari kishte kundër dhe Rizvanin e fatin në të 12-tën, kur portieri Teutës bëri një pritje të jashtëzakonshme ndaj Likës, ndërsa në vazhdimin e aksionit Gelashvili, gjeti rrjetën por vetëm atë të jashtmen. E njëjta marrdhënie me fatin dhe në të 65-tën, kur Abilaliaj goditi traversën por dhe në të 85-tën, kur ishte sërish LedjonRizvani që tha jo me një tjetër pritje të pabesueshme. 1-0 për Teutën, me Flamurtarin që në fund nuk i mbetet gjë tjetër vese të pres të bëjë më mirë në të ardhmen.

 

Apolonia, e “vogël” për Tiranën

Bardheblutë regjistruan fitoret e tretë radhazi e të dytën në këtë sezon ndaj Apolonisë, duke zgjidhur gjithcka ashtu si në fazën e parë me të njëjtin rezultat 3-0, si për të treguar se te kjo Tiranë asgjë nuk ka ndryshuar, që nga fillimi i sezonit, madje me pikët e marra objektivi titull është përforcuar akoma dhe më shumë. Që në minutën e 2-të, nga zhvillimet e një goditje këndi, Ndikumana arriti të zhbllokojë shifrat me një goditje të saktë me kokë. Realizimi i dytë në 7 ndeshje për sulmuesin e kryeqytetasve, që golin e vetëm në këtë kampionat e kishte realizuar pikërisht ndaj fierakëve. Apolonia megjithatë nuk është ndër ato skuadra që dorëzohet në shtëpi, dhe pasi i lejoi Tiranës dhe një mundësi me Currin në të 12-tën nisi kundëpërgjigjen. Në të 17-tën, një ish si Kaja kërkoi golin me një silur në hyrje të zonës, por nuk ishte përgatitur për fluturimin e Frashërit. Fierakët nuk e ulën ritmin dhe ashtu sic kanë bërë pothuajse ndaj të gjitha skuadrave në shtëpi, e vunë në vështirësi Tiranën por pa mundur të gjejnë dot golin para pushimit. Në pjesën e dytë, Magani e kuptoi që Tirana duhet të ndryshonte sjellje dhe bardheblutë u sollën si një skuadër e madhe duke menaxhuar mirë situatat në fushë, në pritje që sulmuesit të zgjidhnin situatat përpara portës, sic bëri në fakt në të 65-tën , Elis Bakaj, që shënoi e tretë radhazi. Me qetësinë e rezultatit, Tirana mendoi t’i thellonte më tej shifrat duke shënuar dhe golin e 3-të me Gentian Mucan. Gola që ishin të mjaftueshëm për 3 pikë, me Tiranën që vazhdon të qëndrojë në krye të Superiores, pozicion nga i cili nuk ka lëvizur që prej 90 minutave të para të këtij kampionati.

 

Elbasani mundet përsëri, Skënderbeu bën detyrën

Olaynika i jep fitoren Skënderbeut. Pas zhbllokimit ndaj Vllaznisë, nigeriani shënoi një tjetër gol për skuadrën korçare, këtë herë me më shumë peshë, pasi ishte finalizimi i tij që vendosi fatin e ndeshjes me Elbasanin, nuk është ndonjë finalizim për të lënë me gojë hapur por vendimtar për kampionët, pasi u jep 3 pikë thelbësore në një ndeshje që nuk rezultoi aq e thjeshtë nga sa pritej në prognozë. Përballë Elbasanit MirelJosa kishte vendosur në majën e sulmit pikërisht 18 vjeçarin afrikan të mbështetur nga Ribaj, Martins e Dimo dhe duke lënë në stol FatjonSefën.  Pjesa e dytë solli edhe fitoren e korçarëve me momentin vendimtar në minutën e 50, Ribaj përparoi nga e djathta duke u futur në zonë dhe shërbeu te Olaynika që pranë vijës fatale thjesht e shtyu në rrjetë.  1-0 një rezultat që i dhuroi qetësi Skënderbeut, të vendosur për të menaxhuar dhe pragmatika e korçarëve e kombinuar me mungesën e reagimit nga ana e Elbasanit fitoi ndaj emocioneve duke dhuruar një ndeshje pa raste, aq sa traversa e Ribajt në minutën e 88 shërbeu më tepër për të ndezur lojën.  Përfundoi 1-0 dhe për Skënderbeun duke marrë kështu një fitore të rëndësishme teksa Elbasani vazhdon në kuotën e tre pikëve.

 

 

Share it :