Spikerja shqiptare Greta Hoxha e cila u bë e famshme kudo në botë për prezantimin gjysmë e zhveshur, tanimë ka shansin për të punuar në një studio lajmesh krejtësisht nudo.
24 vjeçarja ka marrë një ofertë nga një kanal televiziv Australian ku moderatorët i lexojnë lajmet krejtësisht të zhveshur, raporton Daily Mail.
Stacioni në Sidnei i ka ofruar Gretës një pagë rreth 4.800 dollarë AUD në javë si dhe akomodim në kryeqytet.
Kimmy Dee, drejtuesi i televizionit shkruante në propozimin e tij: “Kam parë videon tënde në Youtube.Këtu në Australi do të hapet një televizion i ri ku moderatoret do të prezantojnë tërësisht nudo. Kështu që po tëp yes nëse do doje të punoje jashtë shtetit.”
Megjithatë spikerja topless ende nuk ka marrë një vendim.
“Nuk kam vendosur ende sepse jam në dsikutim për disa oferta të tjera. Jam shumë e kënaqur me punën që bëj tani. Nuk është gjithmonë e lehtë të pranosh oferta të reja.” – shkruan ajo përmes një postimi në Facebook.




