Sot protesta kombëtare e opozitës në Tiranë

Sot protesta kombëtare e opozitës në Tiranë

Opozita do të zhvillojë këtë të premte një protestë kombëtare në Tiranë, e cila pritet të nisë në orën 19:00 përpara godinës së Kryeministrisë.

Tubimi është njoftuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe do të zgjasë deri në orën 22:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të grumbullohen më 17 prill, në orën 19:00 në Tiranë, duke e cilësuar tubimin si ‘kryengritjen paqësore më të fuqishme’.

Më 17 prill, ora 19:00 e gjithë Shqipëria në Tiranë, në kryengritjen paqësore më të fuqishme!’.shkruante kryetari i PD, Sali Berisha në një postim ne faqen e tij në facebook.

Pritet që skenari i ndjekur sot do të jetë ai i disa protestave të mëparshme, dhe në vend të marshimit në të gjithë Tiranën, do të rikthehen fjalimet nga drejtues të PD, përfaqësues të forumit rinor, partive aleate dhe aktivistë.

Share it :