Sot pritet të merret vendimi për ish-zyrtaren Alda Klosi

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi pritet të dalë ditën e sotme në sallën e gjyqit për vlerësimin e masës së sigurisë.

Ajo ka kërkuar masë më të lehtë sigurie, duke pretenduar se nuk mund të qëndrojë në burg. Gjithashtu ajo kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit duke argumentuar faktin se ka 2 fëmijë të mitur dhe se ka në kujdestari gjithashtu edhe nënën e saj të verbër.

Kujtojmë se ish-zyrtarja e Kryeministrisë akuzohet për pastrim parash, deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. Ish-zyrtarja Klosi përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro. Të dyja po qëndrojnë në të njëjtin paraburgim te burgu i grave “325”.

 

Share it :