Skandali në Shkodër/ Vendet ku ishin vendosur kamerat monitoronin policinë dhe rivalët

Shkodra monitorohej me kamera sigurie 24 orë me radhë.

Këto kamera nuk i kontrollonte policia, por elementët kriminalë në kryeqendrën e veriut.

Plot 21 kamera ishin vendosur në kryqëzime, rrugë dhe rrethrrotullime të qytetit.

Përmes këtyre kamerave monitoroheshin lëvizjet e shërbimeve të policisë, por edhe grupet rivale.

Kamerat ishin pa lejen e autoriteteve, ndërsa vetë policia tha se ato i përkisnin grupeve kriminale dhe qëllimi ishte të monitoronin lëvizjet e uniformave. blu.

 

 

 

Share it :