Skandali me përgjimet e VOA, “kazanët” e Ramës ziejnë kundër opozitës

Vetëm dy orë nga publikimi i përgjimeve të reja nga Zëri i Amerikës mbi bashkëpunimin e bandave kriminale me përfaqësuesit e PS në blerjen e votave në Doibër, Lezhë, Durrës e Kavajë, Rama ka nisur kudnërrevanshin. Pak minuta më parë “top-channel” e më pas disa portale pranë qeverisë kanë rimamrë lajmin, ka publikuar një të ashtëquajtur “skandal” , duke vënë në qendër të sulmit deputetë të opozitës.

Duke ju referuar familjes Voci, nga Gjadri i Lezhës,  së cilës i janë vendosur në sekuestro preventive gati 5.5 milionë euro dhe shumë apartamente, të blera së fundmi nga persona dhe kompani të ndryshme, parà këto të dhuruara nga miliarderi suedez Sten Ake Lindholm, “top-channel” ka “zbuluar” se midis këtyre apartamenteve që janë blerë nga familja Voci janë edhe nga disa që i kanë pasur përfaësues të opozitës . A thua se këtu qëndron super grabitja kur në fakt ka pasur thejsht një marrëdhënie shit-blerje. E megjithatë, sado kjo problematikë të jetë evidente, bie erë që ka ardhur me urdhër nga lart. Pasi ky lajm është btouar fiks pas plasjes së skandalit nga VOA, duke u munduar të zbehë sadopak të vërtetën troditëse ku kriminelë në bashkpëunim me përfaqeësue stë lartë të PS bisedojnë për blerje votash. Sigurisht që Rama ka vënë në punë “kazanët” e tij, porn ë një ditë si kjo duhej të vlente gazetaria e vërtetë ku para një super skandali si ai i zbuluar nga VOA nuk mund it shërbehej pblikut një “skandal” Ii sërvirur nga pushteti. Per me teper kur ky sherbim vjen nga Ben Blushi ( drejtori i top media) nje ish-gazetar dhe politikan qe ne vitet e fundit ngriti fort zerin kunder padrejtesive, kupton sa e rende eshte çështja.

 

Për të qenë luajalë me kolegët e top-channel po e publikojmë të plotë lajmin si më poshtë :

Familjes Voci, nga Gjadri i Lezhës, i janë vendosur në sekuestro preventive gati 5.5 milionë euro dhe shumë apartamente, të blera së fundmi nga persona dhe kompani të ndryshme, parà këto të dhuruara nga miliarderi suedez Sten Ake Lindholm. Top Channel zotëron vendimin gjyqësor të dhënë në Lezhë, ku thuhet se dy prej apartamenteve i janë blerë deputetit Edi Paloka, një me vlerë 87.5 milionë lekë dhe një tjetër 70 mijë euro. Ndërsa ish-deputetit demoktrat, Flamur Hoxha, i janë blerë 3 apartamente dhe 3 garazhe, në vlerën 729 mijë euro.

Këto dhe një sërë apartamentesh dhe pronash të tjera të patundshme janë tashmë të bllokuara nga shteti shqiptar.

Prokuroria thotë në kërkesën e saj përpara gjykatës se, pasi ka parë transaksionet e bëra nga suedezi në drejtim të familjes Voci, i ka lindur dyshimi i arsyeshëm për një skemë për të kryer pastrim të produkteve të veprës penale, si dhe dyshime mbi burimin e fondeve dhe aktivitetin e kryer. Shumica e këtyre apartamenteve janë shitur në gusht të vitit të shkuar, muaj kur në llogarinë bankare të dy të moshuarve Voci kanë mbërritur disa miliona euro nga suedezi Lindholm, ku më e madhja është 3.8 milionë euro, duke dhënë shpjegimin se është dhuratë për mikun e tij të dashur.

Prokuroria i ka kërkuar gjykatës të vazhdojë hetimin, pasi për të është ende e paqartë se përse Lindholm i transferon nga llogaria e tij personale te llogaria e Shqipe Palaj në Shqipëri, e cila është vazja e çiftit të moshuar Voci.

Ndaj, për Prokurorinë ka arsye të mjaftueshme se në këtë rast është kryer vepra penale e pastrimit të produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.