Noka publikon PAMJET skandaloze: Policët dërgohen “si të lënduar” për statistikë tek Trauma

Sekretari i Përgjithshëm në PD, Flamur Noka ka publikuar një video ku duket se ambientet e spitalit të Traumës mbushen me forca policie ‘për statistikë’, pa pasur asnjë incident apo sulm ndaj tyre.

Ai thekson se ndaj protestuesve dhe deputetëve të opozitës është ushtruar dhunë dhe presion, duke përmendur edhe emra konkretë që i akuzon për përfshirje.

Reagimi i plotë:

Po mbushin spitalin me policë. U pa live nga të gjithë se nuk pati asnjë akt sulmi apo dhune ndaj policisë. Kështu vepron mafia, jo shteti. Ndaj protestuesëve dhe deputetëve të opozitës është urdhëruar e ushtruar dhunë dhe terror nga organizata kriminale e përbërë nga:

1. Skender Hitaj
2. Sokol Bizhga
3. Elton Alushi
4. Dashamir Bendo

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :