Skandali i ilaçeve/ Dorëhiqet Astrit Beci

BeciPas publikimit të skandalit me rimbursimin e ilaçeve ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme drejtori i përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), Astrit Beci.

Beci ka deklaruar se i takon Prokurorisë t’i shkojë deri në fund hetimeve. “Për arsye të sekretit hetimor kam zgjedhur gjatë kësaj periudhe të mos flas publikisht”, tha Beci.

Javën e shkuar, me urdhër të Prokurorisë u arrestua Pjerin Xhuvani, me detyrë drejtor i Fondit Rajonal për Rimbursimin e Ilaçeve.

Share it :