Skandali/ Begaj thërret Demon, Hitën dhe shefin e komanduar të SHISH-it

Skandali/ Begaj thërret Demon, Hitën dhe shefin e komanduar të SHISH-it

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në takim Ministrin e Brendshëm, Ervin Demo së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe Drejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila.

Sipas njoftimit të presidencës, Begaj u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit skandalit të SHISH dhe shkarkimit të Vlora Hysenit, e cila ndodhet në masë arresti nga SPAK për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe bashkëpunim me persona të skeduar si të dyshuar për vepra të rënda penale, konkretisht Ergys Agasi.

Situata politike e krijuar në vend pas arrestimit të kreut të SHISH, Vlora Hyseni, ka nxitur debate në lidhje me sigurinë kombëtare. Skandali ka shkaktuar debate dhe përplasje edhe në seancën plenare që po zhvillohet në Kuvend, ku demokratët kërkojnë debat me Ramën lidhur me këto zhvillime.

Share it :