Skandal në Durrës, policia shkelma e grushta ndaj të ndaluarit

Një skenë me të vërtetë mjaft skandaloze është filmuar ditën e sotme nga qytetarët në Durrës, rreth orës 17:00. Pamjet të cilat janë mjaft të qarta tregojnë një moment nga ndalimi i një apo më shumë personave dhe futja brenda furgonit të policisë.

Sipas raportuesëve informohemi se të shoqëruarit janë dy djem të rinj të cilët u shoqëruan pas një konflikti me dikë tjetër. Pavarësisht se nuk dihen saktësisht rrethanat e ngjarjes apo se kush po shoqërohej, pamjet tregojnë një element mjaft të turpshëm të konstatuar: policët ushtrojnë dhunë ndaj personit apo personave që janë shoqëruar brenda në furgon duke goditur me shkelma e grushta.

Urojmë që strukturat përkatëse në Ministrinë e Brendshme të marrin masat sa më parë ndaj këtyre veprimeve aspak të hijshme dhe në kundërshtim me ligjin.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :