Situatë alarmante dhe kaos, gjak e zjarr para kryeministrisë, njerëz pa ndjenja në tokë, arrestime të
Vijojnë arrestimet e dhunshme para bulevardit. Policia në disa moment ndërhyn për të arrestuar me dhunë të rinj protestues ndërsa has në rezistencën e protestuesve të cilët nuk tërhiqen.
Policia po i zbraps poshtë urës, tek ish hotel Dajti, protestuesit.
Policia ka ndërhyrë duke avancuar drejt protestuesve dhe nisur dhjetëra shoqërime.
Mes Piramidës dhe Kryeministrisë, një burrë është parë në gjendje të rëndë shëndetësore. Të pranishmit i kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë bërë masazh kardiak, ndërsa më pas ka mbërritur ambulanca që e ka transportuar drejt spitalit.




