RENEA kundër studentëve/ PD: Rama po gjakos Shqipërinë për të shpëtuar pushtetin!
PD ka bërë thirrje që Policia të mbajë duart larg studentëve dhe të tërhiqet nga përballja me ta.
Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Klevis Balliu tha se zbarkimi i Reneas, me urdhër direkt të Edi Ramës, për të shtuar valën e dhunës dhe presionit është jo vetëm pasojë e cmendurisë së tij për të mbajtur karrigen, por edhe në kundështim me ligjin
Sipas Balliut, po gjakoset Shqipëria që Edi Rama të shpëtojë pushtetin e tij, ndërsa forca e shtetit po ushtrohet për të mbrojtur interesat e një kryeministri që refuzon të mbajë përgjegjësi përpara qytetarëve dhe ka ikur në drejtim të paditur.
Zbarkimi i Reneas, me urdhër direkt të Edi Ramës, për të shtuar valën e dhunës dhe presionit është jo vetëm pasojë e cmendurisë së tij për të mbajtur karrigen, por edhe në kundështim me ligjin. Forcat Renea nuk parashikohen me ligj të përfshihen në protesta, ato janë vetëm për të neutralizuar elementet kriminale. Me sa duket Rama i sheh si kriminelë të rinjtë e Shqipërisë vetëm për faktin se kërkojnë largimin e tij.
Po gjakoset Shqipëria që Edi Rama të shpëtojë pushtetin e tij! Po dhunohet rinia shqiptare, po goditen studentët dhe po përdoret forca e shtetit për të mbrojtur interesat e një kryeministri që refuzon të mbajë përgjegjësi përpara qytetarëve dhe ka ikur në drejtim të paditur.
Sipas raportimeve mediatike dhe të njerëzve tanë në terren janë mbi 20 të plagosur, disa prej tyre me lëndime kritike dhe plagë, si pasojë e përdorimit të gazit, plumbave të gomës, shkopinjve të gomës dhe dhunës fizike.
Është e turpshme që kolegët deputetë të Partisë Socialiste heshtin përballë kësaj dhune. Heshtja përballë dhunës shtazarake kundër të rinjve nuk është qëndrim politik, por braktisje e vendit, qytetarëve dhe përgjegjësisë politike.
Studentët po kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës për të mbrojtur Republikën, demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Përballë kësaj kërkese legjitime, përgjigjja e qeverisë nuk mund të jetë dhuna, por përgjegjësia politike.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit: TËRHIQUNI URGJENTISHT! Refuzoni çdo urdhër të paligjshëm për dhunë ndaj studentëve dhe qytetarëve! Uniforma e policisë nuk është pronë e Edi Ramës dhe nuk mund të përdoret për të mbrojtur pushtetin e askujt. Çdo akt dhune do të hetohet dhe çdo përgjegjës duhet të japë llogari përpara ligjit.
Partia Demokratike është në krah të studentëve për gjithçka që u nevojitet në çdo hap, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion.
Ne jemi partia e studentëve, e lindur nga lëvizja studentore që rrëzoi diktaturën komuniste dhe hapi rrugën drejt demokracisë. Jemi krenarë për atë histori dhe kemi detyrimin të jemi sot në shërbim të studentëve, të rinisë dhe të çdo qytetari që ngrihet për liri e dinjitet.
Shqipëria nuk mund të mbahet peng për interesat e një njeriu.
TËRHIQUNI! DUART LARG STUDENTËVE!




