Kongresmeni republikan, Joe Wilson ka reaguar ashpër pas situatës kaotike që po ndodh në Shqipëri me protestën studentore dhe dhunës policore që ushtrohet ndaj të rinjve.
Përmes një statusi në platformën sociale, X, Wilson shkruan se po ndjek me shqetësim të madj, krizën në rritje në Shqipëri, si një aleat i NATO-s.
Populli shqiptar meriton liri, sundim të ligjit dhe përgjegjësi institucionale’, shkruan kongresmeni republikan.
Sipas tij, qeveria duhet të përmbahet nga çdo dhunë ndaj protestuesve, pasi siç thekson republikani, të rinjtë meritojnë një zë në të ardhmen e vendit të tyre.
Statusi:
Po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipërinë aleate të NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo dhunë kundër protestuesve. Të rinjtë meritojnë një zë në të ardhmen e vendit të tyre.




