Sistem VS Antisistemit
Brikena Bogdo
“Turqit duan një lider të fortë” ky ishte opinioni i analistëve pas zgjedhjeve presidenciale ku Taip Erdogan fiton mandatin e pestë. Nëse je i fortë, por prodhon varfëri, a je i duhuri? “Me shpirt reagojmë të gjithë, por nuk na lenë të ngremë kokë”-më tregonte një biznesman i vogël në Tiranë mbas zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023. Nëse je i pamposhtur, por të largohen gjysma e shqiptarëve nga varfëria, a je i duhuri? Në demokraci, të barabartë në shance; në diktaturë dhe sulltanizëm të barabartë në varfëri.
Greqia, themeluese e konceptit demokraci, prodhon individë dhe shtresë të mesme të fortë dhe të pasur, sepse mbështetet në konceptin e demokracisë, alternativë, alternim dhe limitim të pushtetit. Në Greqinë e lashtë, është arritur të përcaktohet me ligj ku askush nuk qendron ne pushtet me shume se një vit. Vetëm në Zvicër presidenti qendron vetëm një vit.
Anglia, është një nga vendet kryesore që ka hedhur themelet e pushtetit demokratik. Rreth viteve 1600 një nga mbretërit e kohës e dorëzoi pushtetin pa dhunë dhe pa gjak. Modeli themelor i demokracisë është dorëzimi i pushtetit. Anglia, përdor sistemin zgjedhor të detyruar, për të shmangur devijimin, manipulimin, tjetërsimin e votës, ndërsa sistemin politik të pushteteve të gjata dhe të trashëguara, pra Mbretërinë, e ka lënë pjesë të simbolit, të traditës, jo të realitetit.
Pse është i domosdoshëm në Shqipëri votimi i detyruar?
1.Me votim të detyruar për të gjithë, antisistemi nuk blen dot 3.6 milion votues.
2. Me votimin e detyruar, antisistemi nuk i kërkon dot votuesve kartën e indentitetit, që të mos dalë në votim.
3. Me votimin e detyruar makineria pushtetit e ka të pamundur që të punësojë 3.6 milionë shqiptarë në administratën shtetërore.
4. Me votimin e detyruar nuk votojnë të vdekurit.
5. Me votimin e detyruar nuk mund të mos përputhen votat me numrin e votuesve.
6. me votim të detyruar , emigrantët do të ktheheshin në vendlindje për të votuar si në Greqi
Kjo është pjesmarrja absolute e votuesve, që mund të prodhojë një sistem. “Fol”, nuk mjafton, përballë një antisistemi të prodhuar nga pushtete shtetërore absolute, në cdo qelizë të shtetit dhe shtetasve. As denoncimi nuk mjafton. Si gazetare investigative antikorrupsion e kam kuptuar që edhe denoncimi, i con ujë mullirit të pushtetit, ku gjithkush kritikon dhe denoncon, si një “atous”, për pushtet “demokratik”. Por zëri që nuk prodhon ndryshim, është zë memec. Zeri që nuk prodhon sistem demokratik, do rivendos absolutizmin me emërtesa të reja
Me frymë votuesit nuk pasurohen, nuk demokratizohen, nuk ndërgjegjësohen. Me frymë erdhën “duart e pastra”, në vitin 2005, të cilat i nxirosi hajduti kurrupsion. Me frymë shkuan masivisht shqiptarët në vitin 2011, por Basha u kap sërish nga antisistemi dhe votuesit morrën sërish shijen e hidhur të mashtrimit, të pushteteve të korruptuara dhe të kapura. Jorida Tabaku:”Koha për opozitë të fortë”. Po ku?Të fortë në muskuj? Në mendje? Në ide? Në ndershmëri? Në ekonomi? Në alternativa? Këtë qartësi nuk shpreh opozita.
Protesta duhet të ndryshojë njëkohësisht, sistemin zgjedhor dhe atë politik. në të kundërt diku do të thyhet sistemi demokratik, për t’u pushtuar nga antisistemi. Sistemi zgjedhor, me votimin e detyruar nuk mjafton pa ndryshuar edhe sistemin politik, ku për cdo individ të caktohet një afat i limituar në pushtet, një mandat ose e shumta dy mandate në pushtet, me efekte prapavepruese. Kjo është forma efikase që largon automatikisht të gjithë kastën 30 vjecare, shkaktare e bojkotit dhe ikjes masive të shqiptarëve.
Megjithëse pjesmarrja ishte shumë e lartë në votim gati 90%, përsëri Erdogan fitoi. Nëse do të ishte pjesmarrje 100 % pra e detyruar, a do të përmbysej pushteti i tij? Me shumë gjasa po, pasi diferenca e kundërshtarëve ishte shumë e vogël. Nëse pjesmarrja do ishte 100%, do përmbyste pushtetin, pasi elektorati që refuzon të shkojë në kuti votimi është pjesa rebele e votuesve, që bën përmbysje të pushteteve. Por edhe nëse nuk do largohej me sistemin zgjedhor do largohej me sistemin politik të limituar.
Turqia, Shqipëria janë popuj të dominuar nga mentaliteti sulltanik, ku vrasja dhe pushteti është në simbiozë perfekte madje e ligjëruar. Në rastin e ikjes së “sulltanit” me sistem, nuk kemi pse vrasim babain politik, i cili është shndërruar në mostër politike i lejuar dhe mbështetur nga antisistemi. Në të kundërt këtë individ me karrierë politike, nuk e vret, por e vlerëson pjesë të traditës, si në Angli.
Si do arrihet të ndryshohet antisistemi, në kushtet e Shqipërisë, ku parlamenti është i dominuar vetëm nga forca e pushtetit? Mënyra e vetme është referendumi. Shqiptarët me këtë formë, përdorin votën e tyre si forcë ndryshimi dhe largimi të klikave politike, që qëndrojnë prej 36 vitesh në një përthyerje pushtetesh, kurrë në thyerje e largim. Kjo sprovë i mbetet barrë kësaj proteste.
Në Shqipëri me shumë luftë u arrit që kryebashkiakët të mos qëndrojnë më shumë se 3 mandate. Pse nuk funksionon kjo skemë edhe për pushtetin qëndror? Amerika, Franca e limiton pushtetin e Presidentit vetëm në dy mandate. Por aktualisht Amerika dhe Franca po calojnë; Franca po digjet nga veprimet arbitare të Macron, në Amerikë kontestohen zgjedhjet (Trump 2020, Al Gore 2001). Të dy shtetet, vërtet kanë sistem politik të limituar, por nuk kanë sistemin zgjedhor me votim të detyruar. Kjo për mendimin tim ka sjellë calime në të dy vendet, pasi duhet të shkojnë bashkë, sistemi i pushtetit të limituar politik me sistemin e detyruar zgjedhor. Një analist shprehej në media shqiptare, se Trump është më autoritar se Erdogan. Tump nuk shndërrohet në autokrat apo diktator sepse nuk e lejon sistemi.
Shqipëria e diktatures por me forma të sofistikuara ku:
1.Je i lirë por nuk dëgjohesh.
2. Je i lirë të ecësh kuturu, por jo të veprosh.
3. Je i lirë, por pa impakt.
4. Je i lirë, por pa vendimmarrje.
5. Je i lirë, por nuk kontrollon as jetën tënde.
6. Je i lirë, sa për një kockë, si qeni.
7. Je i lirë, por me pranga.
8. Je i lirë, me këmbë e duar plumb.
9. Je i lirë, por me mendje, zemër e shpirt të skllavëruar.
10. Je i lirë, por pa emër.
11. Je i lirë, por thjesht numër.
12. Je i lirë, por i varfër.
13. Je i lirë, por pa fuqi të ndryshosh sisteme.
Asnjë individ nuk mund të qëndrojë gjatë në pushtet pa rënë në diktature. Asnjë individ nuk sjell dot ndryshimin i vetëm. Këtë mund ta bëjë vetëm sistemi. Këtë duhet të kuptojë protesta nëse kërkon fitoren.
85-90% e shqiptarëve e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ose me largim nga vendi ose me bojkot në zgjedhje (mazhoranca ka marrë vetëm 15% të votave në zgjedhjet lokale te 14 Maj 2023. Në vitin 2025 pushteti absolut i Rames e morri pushtetin me 24% te elektoratit). Këtij kontegjenti prej 90% të elektoratit, i mbetet barrë kësaj proteste ti shpjegojë:
1. Si do të ulë korrupsionin.
2. Si do të ulë varfërinë.
3. Si do të ndryshojë sistemin politik.
4. Si do të ndryshojë sistemin zgjedhor.
5. Si do të ndryshojë sistemin e drejtësisë.
6. Si do të zhvillojë ekonominë.
7. Si do të mbështesë bizneset e vogla, të mesme.
8. Si do të ndryshojë sistemi fiskal.
9. Si do të prodhojë demokraci.




