Si opozita e Venezuelës’, Nesho: Raporte denoncimesh për zyrtarët abuzues të dërgohen në Bruksel e DASH

Si opozita e Venezuelës’, Nesho: Raporte denoncimesh për zyrtarët abuzues të dërgohen në Bruksel e DASH

Me 114 vota pro kuvendi i Shqipërisë votoi sot me 114 vota pro dhe 1 abstenim draft rezolutën e dakordësuar mes PD-së dhe PS-së për integrimin në BE.

Po a duhej opozita të bëhej pjesë e saj?
Diplomati Agim Nesho i ftuar në studion e ‘Çim Peka Live’ beson se opozita bëri mirë që e votoi duke konfirmuar edhe një herë në planin ndërkombëtar se ajo është pro integrimit të Shqipërisë në BE. Ky veprim e pozicionon opozitën qartësisht në krahun e integrimit europian dhe i heq çdo alibi mazhorancës

Ishte një akt që opozita duhet ta bënte. Nuk them këtu që vetë pushteti, i cili e ka paralizuar funksionimin e shtetit shqiptar, ai parlament është një hiç, një parlament i kukullave që Edi Rama nuk denjon as të vejë t’i japë llogari ose të të merret me akte të rëndësishme edhe të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por, bëri mirë opozita që e votoi. Heq të gjitha kritikat. Në planin ndërkombëtar tregohet që është për integrimin europian, që është pika kulminante e të gjithë asaj veprimtarisë së opozitës shqiptare, është e bashkuar për t’i dhënë vendit tonë hyrjen në Bashkimin Europian.

Sigurisht, duke ditur karakterin e shtetit tonë, duke ditur që parlamenti është një parlament i cili më tepër ka kukulla sesa ka vendimmarrje ose njerëz që mund të bëjnë ligjin, janë njerëz vetëm që pranojnë pa kushte të gjitha vendimet që ekzekutivi i paraqet. Nuk marrin asnjë vendim për të mbrojtur demokracinë shqiptare. Dhe të gjitha këto janë vënë në pamje nga opozita shqiptare, duke thënë që ju keni bllokuar procesin e integrimit. Ju vazhdoni që të përkrahni bashkëpunimin me krimin e organizuar.

Megjithatë, Nesho duke konsideron parlamentin aktual një “parlament kukullash”, të paralizuar nga pushteti ekzekutiv, dhe thekson se beteja e vërtetë duhet të zhvendoset jashtë mureve të tij.

Nesho është i bindur se kjo do të përdoret nga maxhoranca, ndërsa propozon që betejën opozita ta zhvensdosë edhe jashtë mureve të parlamentit, të cilin Rama me 83 mandatet e tij e ka kthyer në një parlament kukullash.

“Këtë akt që bën opozita, pavarësisht se mund ta përdori pushteti, dhe këtë sigurisht do ta përdori, ashtu siç përdori edhe rezolutën për të qenë pjesëtar në Bordin e Paqes, që gjithmonë në takimet e mëvonshme, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste thotë: po ju ç’keni, ju e keni pranuar këtë gjë, mos kritikoni më.

Domethënë, ishte një akt që nuk mund të shmangej. Ishtë më e mira.

Do të përdoret nga pushteti? Sigurisht do të përdoret. A e meriton ky pushtet që të t’i japësh një vlerësim të tillë? Kjo është për t’u diskutuar. Për mendimin tim, zoti Peka, unë them që opozita shqiptare duhet të ketë parasysh në këtë fazë një luftë politike ndoshta edhe më të fortë se lufta që bën në parlament.
Por çfarë propozon diplomati Nesho? Një strategji të re dhe më agresive për opozitën. Është koha që lufta politike të kalojë në një nivel tjetër, duke u fokusuar në denoncimin ndërkombëtar të shkeljeve dhe abuzimeve të pushtetit. Të ngrihet një komisioni me intelektualë dhe përfaqësues të opozitës, i cili do të dokumentojë me dosje konkrete rastet e zyrtarëve të lartë – prokurorë, shefa policie, gjyqtarë – që shkelin ligjin, cënojnë të drejtat e njeriut apo marrin vendime politike nën presion. Këto dosje të dërgohen në qendrat kryesore ndërkombëtare, si Departamenti Amerikan i Shtetit në Uashington, Komisioni Europian në Bruksel dhe organizata si Amnesty International. Dhe Kërkesa të jetë e qartë: përfshirja e këtyre individëve në listat e zeza, duke i bërë “të papranueshëm” në Europë dhe SHBA. Nesho sjell si shembull suksesin e opozitës në Venezuelë, e cila përdori këtë strategji për të fituar mbështetje të gjerë ndërkombëtare.

“Pse e them këtë?

Së pari, ky regjim është shumë i vështirë për ta hequr. Ky regjim është një autokraci elektorale, një regjim i cili nuk ka as llogaridhënie, as transparencë. Një regjim që ka kapur gjithë institucionet e shtetit, një regjim që kërkon të dominojë dhe dominon drejtësinë kundër kundërshtarëve të tij.

Pra si i tillë, ky regjim duhet të iki një ditë e më parë nga, nga Shqipëria. Por a mund ta heqim ne në një luftë parlamentare?

Unë mendoj që fokusi i opozitës duhet të jetë në dy drejtime. Në radhë të parë, atë që ka, përcaktuar ky regjim, që është një regjim narko-shtet. Domethënë, gjithë lufta, pavarësisht se jemi në këtë proces, ata le ta vazhdojnë.

Dihet se si do të përfundojë procesi.

Por lufta e opozitës për të ringritur Shqipërinë duhet të jetë atje ku është thelbi i problemit.

Dhe thelbi i problemit është një Shqipëri platformë e përdorimit të drogës, një Shqipëri ku pushteti bashkëpunon me krimin e organizuar, ku bëhet pastrimi i parave. Dhe së dyti, unë mendoj që opozita përveç diskurseve që bën në parlament, duhet të marrë iniciativa të tjera bashkëkohore. Dhe në qoftë se më lejon vetëm një minutë që të them, çfarë më është e nevojshme?

Atë që bën opozita në kushtet e regjimeve të tilla, dua të them si te Edi Ramës, kudo në botë. Për shembull, prokurori, shefi i policisë, që shkel ligjin, nuk respekton të drejtat e njeriut, të opozitës, përdor shkopinj, përdorin njerëz si gjyqtarë, si Irena me pesë mbiemra, që shfrytëzojnë pushtetin e drejtësisë për të bërë, për të dhënë dënime politike në favor të një pale ose të tjera.

Të ngrihet një komision me intelektualë, me njerëz brenda opozitës së bashkuar, dhe këto raste t’i denoncojë.

Ku t’i denoncojë? Në Departamentin e Shtetit, në Bruksel, në Amnesty International.

Çfarë të kërkojë nga ato?

Të kërkojë që këta njerëz të bëhen të papranueshëm në Europë. Dhe kur këta persona të vazhdojnë në këtë regjim, se mendojnë se do vazhdojë dhe 50 vjet, si ju ka thënë Edi Rama. Këta duhet të kenë atë fajlin e tyre që të mendojnë dy herë sepse do të bëhen të papranueshëm për Europën.

Kështu e ka bërë opozita në Venezuelë dhe ka patur një përkrahje të jashtëzakonshme si nga Departamenti i Shtetit, por edhe nga Brukseli.

Njerëz të tillë, të cilët godasin grupin e xhirimit të Syri Tv, që është një nga skandalet më të mëdhaja që i janë bërë një televizioni i cili mban flamurin e opozitarizmit në Shqipëri për t’ju thënë të vërtetave shqiptarëve, duke e lagur policia e shtetit në mënyrë kriminale, me me rrezik për t’i marrë dhe jetën. Këto raste, ata që i kanë bërë, këta duhen denoncuar. Prandaj, unë mendoj që në lidhje me këtë rezolutë, në të cilën duhet të themi faktin, opozita kishte punuar, kishte evidentuar të gjitha problematikat, ishte një rezolutë shumë e mirë. Vetë opozita e pranoi që u detyruan ta pranojnë, por mendoj që kjo luftë opozitare është e pamjaftueshme.

Share it :