Shqipëria votë kundër SHBA-s, Kryemadhi: Amerika na mbrojti, ky nuk është vendim i Edi Ramës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas votimit të Shqipërisë kundër SHBA-së dhe vendimit të presidentit Donald Trump për të njohur Jeruzalemin, si kryeqytetin e Izraelit.

Turqia dhe vendet arabe kishin propozuar një rezolutë në OKB kundër vendimit të presidenti Trump dhe Shqipëria e votoi pro këtë, duke dalë kundër SHBA-së.

Ja çfarë shkruan Monika Kryemadhi:

Asnjë marrëdhënie dhe asnjë raport i Shqipërisë nuk mund të krahasohet me atë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë shënjuar momentet më kritike në historinë e popullit tonë dhe ku përjetësisht Amerika ka qenë në anën e Shqipërisë.

E tillë ka qenë Amerika që në kohën kur mbrojti integritetin e kufijve të Shqipërisë, kur mbështeti shembjen e komunizmit, kur nxori Shqipërinë nga kriza e tmerrshme e vitit ‘97, kur ishte SHBA që anëtarësuan Shqipërinë në NATO, kur ishte SHBA pasaporta e Shqipërisë edhe për Integrimin Europian dhe kur SHBA udhëhoqi një nga arritjet më madhore në historinë e të gjithë Shqiptarëve kudo që ndodhen, duke i dhënë pavarësinë Kosovës e duke e shpëtuar nga kthetrat e genocidit serb.

Ndaj vendimi për Amerikën s’ka për të qenë kurrë vendimi i një qeverie, por përgjegjësi e mbarë shqiptarëve kudo që ata jetojnë, pasi kjo marrëdhënie është një realitet dhe një trashëgimi e paçmueshme.

Trajtimi i votimit në OKB për Jerusalemin duhet të ishte pa as më të voglin diskutim një vendim i të gjithë shqiptarëve dhe ashtu sikurse kemi ndarë shqetësimet tona më madhore, duhet ta ndanim edhe këtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të kishim patjetër edhe mendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një vendim vetëm i Ramës është thjesht dhe vetëm krijimi i një paqartësie të madhe, krijim i raportit të dyshimtë dhe ushtrim i njëanshëm i një përgjegjësie, që nuk është as e Kryeministrit dhe e asnjë ministri pasi marrëdhënia me Amerikën do të jetë madhore, strategjike dhe e patjetërsueshme cilido qoftë kryeministri, ministri apo pushtetari i radhës.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :