Shqipëria nën kthetrat e narko-shtetit/ Berisha: Euro bie në 32%, eksportet falimentojnë, siguria e jetës dhe pronës në kolaps total

Shqipëria nën kthetrat e narko-shtetit/ Berisha: Euro bie në 32%, eksportet falimentojnë, siguria e jetës dhe pronës në kolaps total

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në takimin e organizuar nga Departamenti i Sigurisë në një tryezë të hapur mbi sfidat e sigurisë dhe rendit në Shqipëri, me temën: “Qeveria e Pasigurisë – Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës”, tha se, Shqipëria ndodhet nën kthetrat e narko-shtetit.

Berisha tha se, Euro bie në 32%, eksportet falimentojnë, siguria e jetës dhe pronës në kolaps total

Berisha: Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju që jeni të pranishëm sot këtu. Një falënderim për Avenirin, për ekspozenë që bëri në emër të departamentit, Klevisin, për ndërhyrjen që bëri. Sot ne, debatojmë së bashku problemin më themelor, më të rëndësishëm që është problemi i sigurisë.

Në një shtet, në një vend, në një shoqëri asgjë nuk ka më të rëndësishme se sa siguria e qytetarit, siguria e jetës, e pronës, e veprimtarisë së tij. Dhe në rast se shohim qytetarin shqiptar në raport me sigurinë e jetës, me sigurinë e pronës, me sigurinë e veprimtarisë së tij, me sigurinë e të dhënave të tij personale, me sigurinë e ushqimeve që hanë, e ilaçeve që merr, unë mund t’ju them ju i sigurtë se pas Haitit, nuk ka qytetar më të pasigurtë në botë se qytetari shqiptar.

Pas Haitit. Por, qytetari shqiptar për të garantuar sigurinë e tij, largohet nga vendi më i pasigurtë në Europë që është Shqipëria dhe kudo që shkon, shkon në një vend më të sigurtë. Sot me dhjetra e dhjetra studiues, analistë, por dhe hetues ndërkombëtarë, prokurorë, kanë cilësuar dhe vlerësuar Shqipërinë si narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë.

Si narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë! Çka do të thotë shteti është i kapur tërësisht, është në kthetrat e mafies. Në fakt, pse mafia e drogës? Është mafia e miliarderëve. Ajo është mafia e miliardave. Ajo nuk i ka për gjë milionat. Po pse Shqipëria pikërisht? Cilido nga ju të marrë një të dhënë, është i lutur, të check-ojë vetëm zhvlerësimin e euros dhe dollarit.

Në qoftë se ju bëni, studioni zhvlerësimin e euros dhe dollarit në rajon, në Evropë dhe në botë, do gjeni një shtet kampion botëror, i pakrahasueshëm me asnjë shtet tjetër. Dhe ky është dheu ynë i dashur, Shqipëria, në të cilën, në 10 vite, euro është zhvlerësuar me 32%. Dhe shteti i dytë me zhvlerësim më të madh të euros është, është Meksika, me 17%.

Meksika e karteleve më të fuqishme botërore të drogës. 17%. E kanë rrëzuar pezon dollarët dhe eurot e drogës. Kurse këtu, leku ka përmbysur euron dhe dollarin në mënyrën më të pamëshirë. Me pasoja katastrofale për ekonominë. Me një falimentim masiv të eksporteve. Cilido që ka njohuritë më elementare, e dinë që eksportuesit kanë një marzh të kufizuar fitimi.

Dhe vetëm rënia e euros me 30% ka fshirë çdo fitim të tyre dhe i ka detyruar të mbyllin sipërmarrjet dhe dhjetra mijëra, qindra mijëra punonjës shqiptarë janë larguar në vende të tjera se kanë humbur vendin e punës nga narko-eurot.

Propaganda më e fuqishme bëhet sot nga teleturizmat. Këto televizionet e qeverisë fillojnë tani dhe gjer në tetor ditë e natë vetëm, vetëm turizmi. Plazhet bosh edhe në 1 gusht. Edhe në 15 korrik, dhe në 15 gusht, plazhet e Shqipërisë janë gjysëm bosh.

Janë gjysëm bosh, sepse euro e rënë përdhe, ajo që kushtonte më parë 100, tani kushton 130 euro për turizmin. Po ashtu dhe mirupafshim. Të shpenzojnë 30 euro më shumë për një dhomë, jo! Po shkojnë gjejnë diku tjetër. Një shkallë ekstreme, ndofta siç është godit në zemër ekonomia nga narko-eurot dhe narko-dollarët, është goditur e tërë infrastruktura e shtetit.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.